Albspirit

Media/News/Publishing

Jusuf Gërvalla: Qyteti mbeti prapa nesh

 

Frori kërcënohej atë ditë me borë e acar
Thurte kurora t’bardha mbi drunj e pullaz’
Atëbotë stolisur ballin ta kam me luleborë
Pa miq e prindër shkuam të bënim kurorë

Si dy shtegtarë të lodhur u gjetëm n’fërfllazë
N’krahët e natës u lëshuam, kërkuam konak
Në një kasolle t’vjetër ku s’na gjet njeri
U strehuam

Ngadalë po ngrysej nata
Diku larg diktuam një kasolle
Andej na drejtoi shtrëngata
Po na grishte e tymit larg një fjollë

Me neveri e dro atë botë kemi pritur
Mos farë dore e vrazhdë vjen të na shqetësojë

Frori lazdrohej atë ditë si ndonjë fëmijë
Përmes gishtash përpihej, kërcënohej t’i ngrijë
Atëbotë n’sytë e shqetësuar kam parë një shkëlqim
Që kërkonte në mua një mbështjetje, ngushëllim

Prapa mbeti qyteti dhe tërë ajo rrëmujë
Horizontet e zbehta dhe netët pa gjumë
Lamtumirën e fundit ia thamë përgjithmonë
Fëmijërisë së pabrenga dhe djalërisë sonë.

Mengadalë po ngrysej nata…

27 shkurt 1967

Please follow and like us: