Albspirit

Media/News/Publishing

Ibrahim Hajdarmataj: Vizite mbreselenese ne kalane e Rozafes, Shkoder

– Me Veteraneve te LANÇ-it dhe ish familje te deshmoreve te Luftes Nacionalçlirimtare, nxenes e mesues te shkolles se mesme “ Hoxhe Zogu”, Zogaj (Malesia e Gjakoves), Tropoje moren nismen per te bere nje vizite pune ne Kalane e Rozafes ne Shkoder.

– Rrugetimi qe u be me fugona, Zogaj-Kukes, rruga e Kombit dhe Shkoder ishte mjaft i kenaqur, si per mesuesit edhe per nxenesit, keshtu me kenge dhe anekdota kaloi rruga pa u ndier fare lodhja.

– Pse thashe me lart, se pjesemarresit jane pasardhesit e atyre baballareve qe luftuan me arme ne dore, duke derdhur gjak dhe disa duke dhene edhe jeten qe ne sot e gezojme At’dheun tone te dashur, te lire dhe te begate.

– Le te njihemi me disa pjesemarres :

– Bujar Hajdarmataj eshte drejtor i kesaj shkolle. Vellai i babait te Bujarit ka qene Hero i Punes Shaban Hajdarmataj, gjyshi i Bujarit, Rexhe Hajdarmataj me dy vellezerit e tij, Musli Hajdarmataj, Kadri Hajdarmataj, si dhe nje nuse e tyre Rushe Hajdarmataj, gjermani pasi i pushkatoi, i hodhi keta te katert ne flaken e zjarrit, duke u djegur  trupat e tyre bashke me shtepine e tyre, ne Zogaj, te cilet jane deshmore te At’dheut.

– Mesuesi i Edukimit Fizik Isa Lajthiza, mburret me babain e tij Zog Lajthiza, i cili ka qene nje luftetar i devotshem, jo vetem ne fshat, por ne tere krahinen e Bytyçit te Malesise se Gjakoves. Zogi ishte nje luftetar trim ndaj armikut ku populli e quante se “Zogi eshte i çartur”, cka do te thote nje trim i vendosur per vatanin e tij.

-Mesuesi Agim Sadikaj, ku vetem ketij i jeton babai, te cilin e ka pasur partizan te territorit, ne komanden e vendit, ne batalionin territorial me komandant Pjeter Kosten me qender ne Berishe te Tropojes. Babai i Agimit, Kadri Sadikaj edhe sot eshte i forte, i cili punoi pas clirimit te At’dheut me detyra te rendesishme, deri ne udheheqje te administrates shteterore te Tropojes. Sot Kadriu eshte veprimtar i shquar i organizates te Veteraneve te LANÇ-it te Tropojes.

-Ne kalane e Rozafes te qytetit te Shkodres, ishte i ftuar nga kolektivi  mesues-nxenes te kesaj shkolle, koloneli ne lirim Ali Demushi, me banim ne Shkoder, per te bere nje bisede rreth kalase se Rozafes te pranishmeve. Aliu ka qene ne vitet e monizmit, komandant Brigade ne Shkoder dhe me vone zv/drejtor i Institutit te Larte Pedagogjik ne Shkoder, per anen e edukimit fizik, te asaj kohe. Aliu pasi u pershendet perzemersisht me pjesemarresit e mori fjalen duke bere nje prezantim modest per kalane, i cili nder te tjera tha :

– Shkodra shtrihet ne veri-perendim te Shqiperise, buze liqenit qe mban te njejtin emer, ku bashkohen dy lumenjte, Buna dhe Kiri. Shkodra ka me se dymije vjet qe nuk e ka ndryshuar emrin. Shkodra sot, eshte qendra me e madhe ekonomike dhe kulturore e veriut te Shqiperise dhe nje nga tre qytetet me te medha pas kryeqytetit tone Tiranes dhe qytetit bregdetar Durresit. Ne Shkoder kalojne lumenjt Drini, Buna e Kiri dhe rrethohet nga nje varg malesh : Maranaja ne veri, Cukali dhe Sheldia ne lindje dhe Taraboshi ne jugperendim.

-Keshtjella njihet me emrin Rozafa ne periudhen e mesjetes, e cila u pushtua nga sllavet dhe bizantet.

-Marin Barleti, ne shekullin e XV ne vepren e tij “Rrethimi i Shkodres”, shkruante : “ na paten rene ne dore disa shkrime… Ishin shkruar aty ne gjuhen popullore se nje fare Roza me motren e vet e quajtur Fa, qene themelueset e para te Shkodres dhe prandaj fortesa e saj quhet Rozafat”, e cila ndahet nga oborri i pare dhe brenda saj ndodhen kater depozita per grumbullimin e ujit. Aty ruhet edhe nje depo, nje burg, si dhe nje kishe e kthyer me vone ne xhami. Muzeu i keshtjelles se Rozafes, gjendet ne oborrin e trete te kalase. Kalaja eshte e shpallur nga shteti shqiptar monument kulture qe ne vitin1948 dhe vazhdon gjithnje te mbrohet nga shteti shqiptar. Per here te pare shteti ne vitin 1971 beri restaurimin e kalase Rozafa…

– Pjesemarresit e degjuan me vemendje Ali Demushin, te cilit i bene pyetje te ndryshme dhe e falenderuan per kete prezantim dinjitoz, per kalane Rozafa te Shkodres.

-Pasi u pershendet me pjesemarresit Aliu mori rrugen per ne qytetin e Shkodres, me bicikleten e tij, tradite e shkodraneve, te cilet pjesen me te madhe te levizjes neper Shkoder e kryejne me biciklete.

-Perseri kenge ne kthim, ku mbremja i zuri pjesemarresit ne vendlindje dhe vendbanimin e tyre ne Zogaj, Malesia e Gjakoves, Tropoje.

-Ky eskursion mbreselenes u vlejti nxenesve dhe mesuesve per te shtuar horizontin e tyre ne menyre konkrete ne aspektin gjeografik e historik, si dhe ne kalitjen fizike.

 

 

 

 

Please follow and like us: