Iran: Demonstratë e mijëra fermerëve që këndojnë: “Luftojmë, vdesim, marrim pjesën tonë të ujit”
Protesta të mijëra fermerëve të dëshpëruar nga qytetet Varzaneh, Sarshiadoran, Ejiyeh … Me mbështetjen e popullit të Isfahanit u përhap më gjerë të premten.
Një turmë e madhe u mblodh përgjatë Urës Khaju në shenjë proteste për jetesën katastrofike të fermerëve dhe punëtorëve të fermave dhe refuzimit të regjimit për t’i dhënë fermerëve të drejtën e ujit. Ata vazhduan të marshonin në rrugët e qytetit me parulla: “Sot është ditë zie, sot jeta e punëtorit është në rrezik; Rouhani gjenjështar, ku është Zayandeh Rood ynë? Autoritete! Turp të keni, lëre presidencën tënde. “Ata gjithashtu thërrisnin: Fermeri vdes, nuk pranon bamirësi; ne luftojmë, vdesim, marrim pjesën tonë të ujit. Ata mbanin një flamur të madh ku lexohej: “Ne, fermerët e Ishfahanit Lindor, duam pjesën tonë mijëvjeçare të ujit dhe japin jetën për të”.
Protestuesit ndoqën shfaqjen e lutjes të së premtes në qytet gjatë marshimit të tyre. Në përgjigje të bërbëlitjeve të pakuptimta të oratorit të lutjeve të së premtes, ata i kthyen shpinën atij dhe e ndërprenë, duke kënduar: “Së pari, sqarojmë situatën tonë, pastaj mund të fillojnë lutjet e së premtes ” dhe ndërprenë fjalimin e tij. Demonstruesit këndonin ndërkohë që mblidheshin para radio-televizionit të regjimit: “Turpi ynë është Radio-Televizioni që kemi”.
Protestat e fermerëve të Varzanehit filluan më 16 shkurt dhe u përhapën me mbështetjen e popullit të Isfahanit dhe fermerëve të rajoneve lindore të Isfahanit dhe që nga 28 shkurti, ata janë mbledhur përpara zyrave të guvernatorit të Isfahanit,.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit