Albspirit

Media/News/Publishing

Kërkohet ndjekje penale për ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme dosjen e plotë në ngarkim të ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj. Referimi për ndjekje penale është bërë pas hetimit administravtiv në procesin e rivlerësimit të ish-gjyqtarit. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të KPK-së. “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, në bazë të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale, ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Besnik Imeraj”, thuhet në njoftim. Besnik Imeraj u dorëhoq nga posti i gjyqtarit duke dhënë arsye personale, teksa u rendit ndër të parët që do të kalonte procesin e vetingut.

Please follow and like us: