Albspirit

Media/News/Publishing

Kritika të ashpra ndaj Facebook

 

Udhëheqës të Kongresit dhe politikanë të tjerë në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë po bëjnë presion mbi Facebook-un për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth pohimeve të reja se si gjiganti i rrjeteve sociale u manipulua në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Komisioni i Senatit për Tregtinë i ka dërguar pyetje kompanisë për mënyrën se si një firmë këshilluese të dhënash “Cambridge Analytica”, ka përdorur sikurse pretendohet, të dhënat e 50 milionë përdoruesve të Facebook-ut për fushata politike. Ligjvënësit britanikë dhe amerikanë kanë kërkuar që shefi ekzekutiv i Facebook-ut Mark Zuckerberg të dëshmojë lidhur me këtë çështje. Kompania njoftohet se po mban një takim me punonjësit për t’iu përgjigjur pyetjeve.

Ndër pyetjet e vështira me të cilat ballafaqohet Facebook është se: pse nuk ka informuar lidhur me çështjen, përdoruesit e prekur. Të hënën, aksionet e kompanisë ranë gati shtatë për qind, duke humbur një vlerë prej 36 miliardë dollarësh, rënia më e madhe në një ditë e Facebook-ut, në afro katër vjet. Të martën, më herët gjatë ditës, aksionet e Facebook-ut ishin më ulët me rreth tre për qind.

Hetimet mbi kompaninë “Cambridge Analytica” janë çështje që ka ngjallur kritika rreth rolit të Facebook-ut në zgjedhjet amerikane të vitit 2016. Kjo vjen kur kompania përballet me pyetje rreth asaj se si duhet të zhvillohet procesi i monitorimit dhe funksionimit të saj në të ardhmen.

Me më shumë se dy miliardë përdorues në muaj dhe miliarda dollarë fitime, Facebook-u është bërë një kanal i fuqishëm lajmesh, opinionesh dhe propagande, shumë prej të cilave u drejtohen individëve bazuar në të dhënat e tyre. Faqja e mediave sociale dhe hetuesit kanë zbuluar se operativë të mbështetur nga Rusia kishin përdorur Facebook-un për të përhapur disinformacion dhe kryer propagandë.

Në muajt e fundit, kompania, së bashku me YouTube-in dhe Twitter-in, kanë ndryshuar disa nga praktikat e tyre për të zvogëluar fuqinë e krijimit të llogarive të automatizuara dhe kryerjes së propagandës. Facebook-u ka njoftuar se do të punësojë 10,000 punonjës sigurie.

Please follow and like us: