Albspirit

Media/News/Publishing

Mogherini: Rekomandim të pakushtëzuar pozitiv nga KE për Shqipërinë

Përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini shprehu sot besimin se Komisioni Europian në 3-4 muajt që vijnë do të japë një rekomandim të pakushtëzuar pozitiv për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Në dëgjesën me grupin “Miqtë e Shqipërisë në Parlamentin Europian”, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, Mogherini shprehu po ashtu besimin se “Këshilli Europian do të vendosë në qershor që të çelë negociatat e më pas të fillojë dialogu”.

“Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, është një proces integrimi i të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE dhe nuk është një favor që ne bëjmë, është një çështje interesash edhe për vetë BE-në”, tha Mogherini.

Mogherini u shpreh se “nuk më pëlqen fjala zgjerim se i bie të jetë qendër që zgjerohet, ndërkohë që unë mendoj që është një ribashkim i kontinentit tonë. Është vala e parë e integrimit në BE që në fakt kthehet në ADN e historisë së unionit, që është paqja e pajtimi”.

Please follow and like us: