Sa e rëndësishme është virgjëria në vendin tonë, flet Zhaklina Lakatari
Zhaklin Lakatari, blogerja e njohur si eksperte seksi ka qenë e ftuara e kësaj puntate në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj ku tregoi gjëra të ndryshme për marrëdhëniet seksuale dhe meshkujt shqiptarë.
Gjatë bisedës, ajo u pyet nëse është e rëndësishme virgjëria në vendin tonë, për të cilën tha:
“Mendoj që akoma është e rëndësishme dhe më vjen shumë keq për këtë. Përderisa ti nuk je vaj ulliri, morali jot nuk mund të përcaktohet nga virgjëria. Himeni as nuk ka cipë si e imagjinojnë pjesa më e madhe e burrave shqiptarë.
Himeni është në formë rrethore dhe gjatë pubertetit, himeni ndikon tek estrogjeni duke e bërë më elastik për të qenë më i zgjeruar, për ta përgatitur gruan për marrëdhënie seksuale. Kjo do të thotë se gruaja është e gatshme të riprodhohet. Kur kemi gjakderdhje ndodh se është dëmtuar vagina, jo se është prishur një cipë.”
/Ora News.tv/