Albspirit

Media/News/Publishing

Vazhdojnë protestat e punëtorëve, fermerëve, mësuesve dhe njerëzve të plaçkitur në qytete të ndryshme të Iranit

Mësuesit e shkollave joqeveritare në Yazd u mblodhën në Dhomën e Mësuesve të qytetit për të protestuar për mospagimin e pagave të tyre për gjashtë muaj

Të enjten dhe të premten, më 15 dhe 16 mars, përveç mijëra fermerëve dhe njerëzve në Isfahan, protestuan punëtorë dhe njerëz të zemëruar nga të gjitha shtresat dhe grupet në qytete të ndryshme të vendit.

  1. Punëtorët e çelikut në Ahwaz u mblodhën para zyrave të guvernatorit të regjimit për të dyzet e pestën ditë rresht dhe marshuan në rrugët e qytetit. Ata thërrisnin: “Jemi punëtorë, jo skllevër; duam rrogat tona, jo premtime.
  2. Punëtorët, kontraktuesit dhe shitësit e materialeve të ndërtimit të kompleksit rekreativ që i përket Ministrisë së Mbrojtjes të regjimit në Anzali, pagat e të cilëve nuk janë paguar gjatë dy viteve të fundit, organizuan një tubim proteste. Ata kishin një pankartë ku shkruhej: ne ndihemi të turpëruar para familjeve tona në prag të Vitit të Ri, kurse ju argëtoheni!
  3. Më shumë se 300 mësues të shkollave joqeveritare në Yazd u mblodhën në Dhomën e mësuesve të qytetit për të protestuar për mospagimin e pagave të tyre për gjashtë muaj. Në një prej pankartave të tyre lexohej: “Mësuesit ngrihen për të zhdukur diskriminimin”
  4. Punëtorët e Shërbimit Komunal në Kerman u mblodhën para Këshillit Bashkiak të Kerman-it në protestë për mospagimin e pagave të tyre për katër muaj.
  5. Pronarët e qendrës tregtare Adineh në Rasht u mblodhën jashtë shtëpisë së përfaqësuesit të Khameneit, mulla Zeynolabedin Qorbani, i cili është një mashtrues i madh dhe në grupin e liderit korruptues dhe uzurpues, Khamenei.

 

Protestuesit thërrisnin: “Turp të kesh Qorbani. Shiko të gjithë këta njerëzit këtu”. Duke para-shitur njësitë tregtare në këtë kompleks në vitin 2009, mullah Ghorbani fitoi një pasuri të madhe. Në përgjigje të protestave të njerëzve që nuk kanë marrë njësitë e tyre pasi i kanë  blerë  9 vjet më parë, ai zbuloi në lutjen e të premtes më 7 mars se kjo njësi komerciale bazohet në zotërimin e pronës së njerëzve dhe të gjitha çështjet e saj janë të lidhura me Khamenein. Në mbrojtje të plaçkitjes së bërë, ai tha: “Ehsan Bakhsh (ish Imami i të Premtes i Rashtit) ndërtoi kompleksin Golsar për t’i shërbyer klerit, dhe ndërtuam kompleksin Adineh … të gjithë nën udhëheqjen”.

  1. Punëkërkuesit e rinj nga Azadegani dhe Hoveyze si dhe të trajnuarit në kompaninë e naftës West Karoon Susangerd u mblodhën në xhaminë e Imam Aliut në shenjë proteste për papunësinë dhe kërkuan agazhim.
  2. Punëtorët komunalë dhe punëtorët e gjelbërimit në Nazarbad të Karaj u mblodhën në protestë për mospagimin e pagave të tyre për shtatë muaj.
  3. Punëtorët dhe punonjësit e komunës Borujerd u mblodhën para komunës në shenjë proteste për mos pagimin e pagave të tyre për tetë muaj.
  4. Punëtorët e pllakave të Hafezit u mblodhën jashtë Ministrisë së Industrisë dhe Minierave në Shiraz për të protestuar kundër mospagimit të pagave të tyre të vonuara. Në një shfaqje simbolike ata varën një punëtor dhe këndonin: “Sa miliarda keni marrë për të shitur punëtorët?”
  5. Punëtorët e Kompanisë North East Railway Travers u mblodhën para zyrave të guvernatorit të Semnanit në protestë për mospagimin e pagave të tyre për tre muaj, primeve për gjashtë muaj, bonuseve dhe shpërblimin e Vitit të Ri.
  6. Punëtorët iranianë të pluhurit metalurgjik në Ghazvin u mblodhën para zyrave të guvernatorit për të dytën ditë për të protestuar kundër mospagimit të pagave të tyre për gjashtë muaj. Në një prej pankartave që mbanin lexohej: “Për sa kohë do të turpërohemi para familjeve tona?”

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

Please follow and like us: