Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori shqiptar Selim Belortaja merr çmimin e rëndësishëm në Kinë

Ambasadori shqiptar në Kinë Selim Belortaja, është nderuar me një çmimin të rëndësishëm në Kinë. Bëhet fjalë për çmimin  “News Person of the Year 2017” me motivacion për kontribut në marrëdhëniet mes Kinës dhe Shqipërisë. Belortaja, ish Zv.Ministri i Punëve të Jashtme, përfaqësues i LSI-së në postimin e tij ka hedhur akuza edhe ndaj shtetit shqiptar, pasi sipas tij edhe shteti ynë duhet ta kishte vlerësuar kontributin e tij.

Fotografia e Selim Belortaja

Reagimi i plotë

Më në fund e mora dhe unë një trofe: Çmimin “News Person of the Year 2017”! E mora fiks atë ditë që mbusha plot 1 vit si ambasador në Pekin. Jo nga vendi im sigurisht. Nga brenda Kinës. Ne dihet, kemi pak probleme me kulturën e nderimit të njëri-tjetrit. Në ceremoninë gala organizuar nga “Home and Abroad News Press” (medie e rëndesishme me shumë akses në eventet brenda e jashtë Kinës, “bazuar në rekomandimet e Shoqatën Popullore Kineze për Miqësi me botën e jashtme dhe mediat e tjera kineze, ky çmim iu akordua gjithsej 8 ambasadorëve: atij të Shqipërisë, Meksikës, Sllovakisë, Bullgarisë, Gjeorgjisë, Armenisë, Laosit dhe Beninit. Motivacionin e gjeni këtu te fotua e fundit. Kinezët dinë dhe të nderojnë. Të vetet dhe te huajt. E kanë kulturë mijravjeçare. Ndërsa si ceremoni…e qajnë! Këtë gjest mirënjohje nga kinezët, unë ia dedikoj familjes, gruas, fëmijëve, që kanë pranuar një marrëdhënie të vështirë për ta, duke me dhënë gjithë qetësinë që t’i kushtohem punës e marrëdhënieve./albspirit.com/

Fotografia e Selim Belortaja

Please follow and like us: