Albspirit

Media/News/Publishing

Çfarë të ‘kopjoni’ nga stili i vajzave të famshme duke qenë sërish vetvetja

Hello mikesha. Këtë herë do ndaj me ju rutinën time të të veshurit dhe idetë që kam dhe “vjedh” herë pas here.

Nuk mund të them që zgjohem çdo ditë me qejf dhe dëshirë për t’u veshur bukur… Ndonjëherë tërheq gjëra të thjeshta nga dollapi, vishem shpejt dhe nisem për punë. Dhe si  nis, ashtu përfundon dita ime, një skandal i vërtetë. Sidomos kur përveç veshjes” ia var” dhe make-up-it dhe të vijnë komente: Mos je gjë sëmurë?

E lemë ditën e keqe dhe fokusohemi atëherë kur çohem nga gjumi si Donatela Versace.  Nuk mund të them që kam pak rroba në garderobë, por do doja gjithmonë e më shumë. Është shumë e rëndësishme t’i kemi të mirë organizura veshjet, sepse duke i parë na vijnë në mendje gjëra që mund t’i kemi harruar. Frymëzohem shumë nga faqet në Instagram, nga modelet, bloggeret dhe vajzat e thjeshta që postojnë foto. Mundohem të kap elemente që gjenden në garderobën time dhe t’i përshtas. Nuk mund të kërkojmë të pamundurën… Psh, si i ka veshur Lori Hoxha çizmet t’i kemi dhe ne. Jo, mundohuni të kopjoni stilin në qoftë se ju pëlqen dhe ta realizoni me ato që keni.

Rasti konkret ka ndodhur me mua në një veshje që kam realizuar. Kisha blerë një fund rozë te ‘Zara’, me pala korenti dhe e kisha veshur pak herë. Duke kërkuar në Instagram për një faqe më del para Ilary Blasi me një fund afërsisht si imi dhe me një bluzë rozë sportive.

Më pëlqeu aq shumë sa iu futa kërkimeve të bluzës. Meqë në garderobë nuk më rezultoi diçka e ngjashme iu drejtova dyqaneve dhe e gjeta te ‘Bershka’ për vetëm 1990 lekë (tani me ulje është akoma më lirë).  Dhe rezultoi një veshje super.  Unë e përshtata me stilin tim sepse do ta vishja paradite dhe zgjodha atlete dhe një pallto gri.

Shumëëë mirë kur keni ide pafund… Por në rastin e kundërt, ndiqni këshillën time.

See you,

Magi.

Please follow and like us: