Albspirit

Media/News/Publishing

Diplomate, misionare dhe poetja Selvi Ponari

Ibrahim Hajdarmataj

Selvi Beçaj Ponari, këtë vit ka 35 vjetorin e lindjes së saj, e cila lindi më 23 shtator 1983, në Tiranë. Shkollën fillore e përfundoi në shkollën “Niket Dardani”, ndërsa 8-vjeçaren në shkollën “Avni Rustemi” në Tiranë. Tre vitet e para të gjimnazit i bëri në në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, ndërsa maturën e përfundoi në profilin mikro-makroekonomik në gjimnazin “The Riverside School” në Zug të Zvicrës. Më pas kthehet në Tiranë, ku përfundon Fakultetin e Shkencave Sociale, dega: shkenca Politike, gjithashtu mbaroi edhe fakultetin e Drejtësisë, degen :Juridik, si dhe master specifik për secilën degë. Në vitin 2011 martohet me Kastriot Ponarin, një ndër familjet tradicionale me tradita e zakonet e larta, kulturë dhe histori atdhetare, në veri të Shqipërisë, fshatin T’pla të (Malësisë së Gjakovës) Tropojë. Familje biznesmenësh prej vitesh në Tiranë.

– Nga kjo martesë kanë ardhur në jetë 4 mrekullitë e tyre, djali Klesti dhe tre vajzat, Kershi, Ester dhe Haidi.

– Selvia në vitin 2009-2010 punoi drejtore e Kabinetit në Inspektoriatin e Lartët të Deklarimit e Kontrollit të Pasurisë.

– Ndërsa në vitin 2010-2012, Sekretare e parë e Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Vjenë të Austrisë (OSBE-së).

– Në vitin 2013-2017, Sekretare e parë në Kosullaten e Përgjithshme të Shqipërisë në Stamboll të Turqisë.

Selvia poeteshë, juriste, diplomate, nënë, misionare, për të bërë botën dhe njerëzimin më të qytetëruar, më të arsyeshëm, më të ndjeshëm, del përpara lexuesve me tre vëllime poetike:

  • “Fort do të të mbërthejë, o jetë…” – 64 poezi.
  • “Kalorësi i Fatit” – 70 poezi, ku hapet me poezin e “Jetës”. Kjo me forcë i drejtohet motiveve të botës së njeriut.

–  Poezia“Hiç në shkretëtirë”

Pa ty jam një hiç në shkretëtirë

E zbrazët dhe pa jetë

Si një kokrrizë rëre,

Nga hiç mbirë!

Shkretëtira ka nevojë për ujë,

Si unë për ty.

Vargjet rrjedhin krejt logjikshëm, duke përdorur me mjaft mjeshtëri figurat letrare si ato të krahasimit.

– Poezia “Lotët janë fjalët që duhen thënë”

Lotët e heshtur

Flasin gjithnjë shumë,

Kërkojnë dhimbjen ta mbysim.

Psherëtima e tyre dëgjohet larg,

Heshtja e tyre nuk di pse ngjan me ulërimë!

***

Lotët janë fjalët të pathëna

Për ata që duam,

Për miqtë që i harruam

Për atë që nuk e pamë.

***

Kështu kjo poete, njeh njeriun me shpirt, e botë të madhe dhe bën përpjekje për të shkuar tek më e mira.

– Poezia “Frikën e kam vrarë”

E kam vrarë frikën,

E kam hedhur tutje,

Si një bishë të mbytur,

Kacafytur gjer në lutje.

– Kjo poezika 41 vargje secila më e arritur se tjetra, duke kaluar nga imagjinata tek realja, në këto vargje të brishta.

– Poezia “Stambolli”

Stambolli, ky qytet antik e mistik,

Aty ku ndërthuren kulturat,

Ku brigjet historike kapin urat

***

Aty ku edhe unë jetova,

Vitet e ëmbla të jetës sime

Unë dhe Stambolli, krejt si dy vegime

– Poetja Selvi, në çdo vend që ka punuar, mbresat e saj i derdh në poezi, në këtë art magjik e të shenjtë, siç është vjeshërimi.

– Ky vellim mbyllet me poezinë domethënëse “Lot Rubini”.

– Pasi ke lexuar vëllimin, has një pjesë të jetës, midis vargjeve të duket sikur kemi vjeshëruar vet ne.

– Nga poezia në poezi shquhet pjekuria e saj poetike. Pasi lexon vëllmin poetik, një dëshirë e brendshme, sikur të urdhëron, që disa poezi të kthehesh dhe t’i rilexosh, për të bërë nënvizime dhe për të nxjerrë shënime… Varg pas vargu, kjo krijuese e re, shkruan saktë dhe kjo ka të bëjë me shpirtin e saj të sinqertë, duke i qëndruar ballë për ballë jetës. Poezitë e poetes Selvi janë të embla dhe krej të ndryshme nga poetet e tjera.

 

 

 

Please follow and like us: