Albspirit

Media/News/Publishing

Gazeta ‘Labëria’ dhe kryeredaktori Albert Zholi

 

 

Prof. Ago Nezha

Përbërja e lartë cilësore e shoqatës Labëria, ka krijuar premisa të vazhdueshme për ta bërë atë faktorë ndikues në jetën e vendit, siç ka ndodhur në realitetin shqiptar. Qysh nga krijimi i saj dhe deri në ditët e sotme në drejtim të shoqatës Labëria kanë qenë intelektual të shquar të saj. Një pjesë e tyre kanë ndërruar jetë, qysh nga kryetari i parë Halil Qendro, nën/kryetarët Enver Guga,Maliq Lila, Dasho Matodasho, e deri te poeti e kryeredaktori i talentuar Lirim Dede, të cilët i kujtojmë me mirënjohje për kontributin e tyre. Njëkohësisht respekt tregojmë për ata drejtues të vazhdimësisë në vite si Sekretari i Përgjithshëm Xhemil Çeli në katër kuvende dhe pasuesit e tij Petrit Ruka e Dorian Koçi, nën/kryetarët Gafur Duda, Lavdie Nanaj, Sejmen Gjokoli e deri më të rinjtë Agim Çiraku, Agim Rrapaj e Robert Çelo, si dhe sekretarët Albert Zholi e Bashkim Qeli, që kanë prurë një frymë të re në shoqatë. E në rast se këtë do ta quajmë në mënyrë metaforike trurin e shoqatës, ajo s’do funksiononte dot pa zemrën e saj të shëndoshë, që janë biznesmenët me kontributet e tyre në vite. Nga lartësia e 25 viteve unë dua të falënderoj kontribuesit e pa kursyer për realizimin e veprimtarive si nën/kryetarët e shoqatës të ndierin Enver Guga, legjendarin e deri sotëm Gafur Dudaj, Kastriot Zoto, Fatmir Toçi, e duke ardhur te më të rinjtë që ju afruan pas Kuvendt të 5-të të Gjirokastrës si Dr. Bujar Leskaj, Agim Çiraku, Agim Rrapi dhe prurjet e fundit të admirueshme si Ardian Resuli e Vullnet Sina. Të dy krahët e shoqatës, kanë funksionuar si një orkestër për ta çuar shoqatën në lartësitë që ndodhet sot. Gazeta “Labëria” E gjithë puna dhe veprimtaria e suksesshme e shoqatës do të ishte e mangët në rast se nuk do kishte zëdhënësen e saj Gazetën “Labëria”. Qysh nga lindja e saj e deri më sot ajo ka pasqyruar jetën social-ekonomike të trevës së Labërisë.

 

Albert Zholi

Një punë të lavdërueshme kanë bërë kryeredaktorët e saj qysh nga krijimi me kryeredaktor Pëllumb Tare, për shumë vjet Lirim Dede, e tashmë Albert Zholi që e ka ngritur shumë lart nivelin e saj, si dhe botuesit Fatmir Toçi e Gafur Dudaj. Por ajo që desha të veçoj është se gazeta “Labëria”, pas Kuvendit të 5-të të shoqatës, me botues Agim Çirakun e Gafur Dudën dhe me përkujdesjen e drejtorit të Gazetës “Telegraf”, Engjëll Musai, nën drejtim e gazetarit të palodhur Albert Zholi, ka pësuar një ndryshim cilësor si në formë, që botohet me ngjyra ashtu dhe në përmbajtje. Identitet i një krahine është polifonia, që transmeton në breza, historinë, kulturën,traditat, zakonet dhe ndjenjat e komunitetit. Polifonia labe është një thesar kulturor dhe shpirtëror që shoqata Labëria ka ditur ta promovojë si pasaportën e saj në eventet kombëtare e ndërkombëtare. Në mbyllje të shkrimit desha të citoj thënien e Profesor Qoses gjatë një vizite në trevat e Labërisë, që thotë: “Labëria siç e përjetova unë, Labëria shpirtërore është Shqipëria natyrore, e kjo domethënë Shqipëria etnike. Dhe po aty, Kënga Labërishte është shembulli më i mirë i ndritshëm i vetëdijes së pa ndarë, i vetëdijes gjithëkombëtare shqiptare.

Please follow and like us: