Ja pse ne shqiptarët jemi një specie e rrallë?
Mentor Kikia
Ja pse ne shqiptarët jemi një specie e rrallë?
(ose: Ne e kemi hak çdo gjë që na bëjnë)
Po e lë mënjanë faktin nëse janë apo jo fajtorë të arrestuarit në Lezhë, për tjetërsimin e rërës në plazhit në tokë bujqësore.
Kjo cështje është nën hetim.
Por di që protesta për lirimin e tyre është e paprecedentë.
Unë nuk e di nëse është apo jo fajtor Sajmir Tahiri në trafikun e drogës me grupin e Habilajve, por sërish protesta e socialistëve para Kuvendit për ti dhënë forcë atij, ishte e paprecedentë.
Ne tashmë e dimë që Elvis Rroshi ishte fajtor për mashtrim me dokumentet dhe u shkarkua si kryetar bashkie, pasi prekej nga ligji i dekriminalizimit.
Por protesta e kavajasve që marshuan disa ditë me radhë për të mbrojtur Elvis Rroshin ishte po ashtu e paprecedentë.
More njerëz, por a keni protestuar ndonjëherë, për të kërkuar që të shkojë në burg apo të shkarkohet ndonjë zyrtar i korruptuar?
E pastaj themi se e kanë fajin qeveritë.
Jo more jo, fajin e kemi ne.
Qeveritë na bëjnë shumë pak, nga sa kemi hak ne.