Albspirit

Media/News/Publishing

Kaos në Kuvend, arrestohen 5 deputetë shqiptarë

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë hedhur për herë të katër gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, duke e kthyer seancën për Demarkacionin në një kaos të vërtetë.

 Sipas mediave kosovare, ata janë nxjerrë nga Kuvendi dhe më pas janë arrestuar.

Deputetët që kanë rënë në pranga janë Xhelal Sveçla, Sali Syba, Fitore Pacolli, Arbërie Nagavci dhe Drita Millaku.

Sipas “Zëri.info”, në Kuvend janë shtuar edhe masat e sigurisë.

Prokuroria e Përgjgithshme e Kosovës ka kërkuar arrestimin e pesë deputetëve të Vetëvendosjes, pas një seance të tensionuar, e cila përfundoi me hedhjen e gazit lotsjellës.

Raportohet gjithashtu se persona të panjohur kanë thyer me gurë xhamat e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës./zeri/

Please follow and like us: