Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Bici: Unë të doja për pak…

Kur kuptove
se po të dashuroja,
sa u trëmbe shpirt!
Në krahët e dikujt tjetre ndodheshe…
Por unë të doja për pak,
shumë pak,
aq pak…
Për dreq kaq shumë
aq shumë!
Më mirë t’mos ekzistoja
s’do vuaja për së gjalli
vetëm për aq pak.
sa pak,
kaq gjatë!
Tani të shoh të dëshpëruar
rrugëve të vetmuar,
është tepër vonē…
Por nëse më lejon
të të prek edhe një çast
një çast, veç pak
sa pak…
Botën do ta shembja
për dritën e syve të tu
mbi shpirtin tim të vrarë.
Kushedi ç’mbin nga ferri
Kushedi?
Më ler të të prek
për pak,
kaq pak.
Humbur e humbur jemi
ta duam këtë dreq jete
edhe për pak,
sa pak…kaq gjatë!

Please follow and like us: