Albspirit

Media/News/Publishing

Projekti Greenback 2.0, nismë e re për përmirësimin e shërbimeve të dërgesave financiare

Financuar nga Zvicra dhe zbatuar nga Banka Botërore dhe Banka e Shqipërisë, Projekti Greenback 2.0 u lançua sot me synimin për të bërë remitancat nga emigrantët më efiçiente për qytetarët dhe ekonominë

Remitancat janë ende një burim i rëndësishëm të ardhurash në Shqipëri, që vlerësohet tek rreth 9 përqind e PBB-së së vendit. Me kosto të larta për transferta dhe mungesë të shërbimeve të duhura, ato nuk janë të përdorura si duhet. Në përgjigjë të kësaj Banka Botërore njoftoi sot një nismë të re për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të përmirësuar shërbimet në këtë sector. Projekti Greenback 2.0 u lançua tek Banka e Shqipërisë si pjesë e Programit për Remitancat dhe Pagesat financuar nga Sekretariati Zviceran i Shtetit për Çështje Ekonomike (SECO) me qëllim përmirësimin e pagesave me pakicë dhe efiçensës së flukseve të remitancave për në disa vende.

“Duke rritur njohuritë financiare dhe duke përmirësuar shërbimet financiare për dërguesit dhe për marrësit ky program kontribuon në përmirësimin e efiçensës dhe funksionimit të tregut financiar dhe ekonomisë në Shqipëri”, tha Ambasadori zviceran Christoph Graf në fjalimin e tij. “Sidoqoftë suksesi i plotë mund të arrihet vetëm nëse si ofruesit e shërbimeve për remitancat ashtu edhe autorititetet e vendit përfshihen, duke future këtu edhe qeverisjen vendore”, shtoi Ambasadori Graf.

Zv. Guvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë Elisabeta Gjoni theksoi rëndësinë e remitancave të emigrantëve për ekonominë e Shqipërisë si në terma makroekonomikë edhe në nivelin mikro për familjet. Ajo përmendi kontributin e remitancave në konsum për më shumë se një të tretën e familjeve shqiptare të cilat i kanalizojnë këto fond për mallra, arsim, shëndetësi dhe në në shkalle më të ulët, për investime. “Sot remitancat po marrin vëmendje më të veçantë në një nivel ndërkombëtar në kuadrin e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm. Për më tepër, duke qenë se ato janë veçanërisht të rëndësishme për Shqipërinë, ne i ftojmë të gjithë për të bashkëpunuar për të arritur një projekt të suksesshëm”, tha Zj. Gjoni.

 

Përsa i përket potencialit te remitancave, Zv. Guvernatore Gjoni theksoi nevojën për më shumë pjesëmarrje aktive nga sektori bankar dhe financiar duke konsideruar nje zgjerim të mundshëm të aktiviteteve të tyre. Ajo theksoi nevojën për ulje të kostove për remitancat e emigrantëve – që aktualisht janë shumë më lart se objektivat e vendosura nga organizatat ndërkombëtare (G8, G29, Kombet e Bashkuara, dhe Banka Botërore). Zj. Gjoni falënderoi Bankën Botërore për bashkëpunimin në lidhje me sistemet e pagesave në disa projekte konkrete si dhe Sekretariatin Zviceran të Shtetit për Çështje Ekonomike (SECO) që financon projekte specifike. Ajo falënderoi gjithashtu Ambasadorin zviceran në Shqipëri për mbështetjen aktive ndaj projekteve të Bankës së Shqipërisë.

 

Ndërsa Zj. Johanna Jaeger, përfaqësuse e Bankës Botërore u fokusua në përfitimet e ofruara nga flukset që vijnë për familjet përsa i përket mirëqenies dhe eliminimit të pabarazive sociale. Zj. Jaeger gjithashtu theksoi nevojën për të reduktuar kostot e transfertave për remitancat e emigrantëve në Shqipëri.

 

Në emër të projektit, Céu Pereira, Specialiste e Sektori Financiar në Bankën Botërore tha: “Greenback 2.0 u dizenjua për të ndihmuar dërguesit e remitancave për të bërë zgjedhje më të mira kur dërgojnë para në shtëpi”.

Projekti Greenback 2.0 zgjedh ‘qytete kampion’ për të ndryshuar zakonet financiare dhe të remitancave dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi praktika të mira. Në Shqipëri projekti nisi në Berat me një studim bazuar në fokus grupe për të mësuar se si transferohen remitancat dhe si mund të përmirësohet kjo. Gjetjet nga fokus grupet me emigrantë të kthyer u prezantuan në aktivitet dhe treguan se emigrantët përdorin kanale jo të rregulluara dhe vetëm në disa raste përdorin operatorë të transfertave të parave për të dërguar para në shtëpi.

Projekti punon duke lidhur dërguesit me marrësit, me autoritetet publike dhe me ofruesit e shërbimeve. Ai zgjedh qytete për të zbatuar aktivitete për edukimin financiar dhë për të ngritur praktika të mira të udhëhequra nga tregu. Për shumë emigrantë, kostot e larta të transfertave dhe mungesa e ndërgjegjësimit mbi kanalet e ndryshme të dërgesave përkthehet në kohë dhe burime të humbura. Dukë pëfshirë ofruesit e shërbimeve, projekti do të inkurajojë përshtatjen e ofertës së tyre me nevojat e emigrantëve.

Deri tani projekti ka përmirësuar sjelljen financiare midis emigrantëve në qytete si Torino në Itali, , Montreuil në Francë dhe Johor Bahru në Malajzi. Një përdorim më efiçent i remitancave dhe kosto më të reduktuara janë raportuat midis komuniteteve të emigrantëve në këto qytete.

Emigrantët shqptarë përballojnë kosto të larta të transfertave që arrijnë deri në 8.5% të sasisë së dërguar ndërsa kosto mesatave në Europë dhe Azi Qendrore është 6.6% dhe mesatarja globale është 7.1%.

Please follow and like us: