Rama për “Politico”: Serbia nuk do t’i bashkohet BE para Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama është i bindur se Shqipëria do të anëtarësohet në Bashkimin Europian përpara Serbisë.
Këtë qëndrim kreu i qeverisë shqiptare e ka shprehur edhe në një intervistë dhënë për Politico.eu, ku ndër të tjera ka thënë se përpos faktit që Beogradi flitet se është i pari në këtë garë, nuk do të anëtarësohet përpara vendit tonë.
“Sërbia nuk do t’i bashkohet Bashkimit Europian përpara Shqipërisë, edhe pse Boegradi është caktuar si kandidati i parë në garën për anëtarësim”, tha Rama.
Ai edhe njëherë u shpreh besimplotë në një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian.
“Për Këshillin, është një luftë deri në sekondën e fundit, sepse ne duhet t’i bindim të gjithë që ka vetëm një gjë të drejtë për të bërë”, u shpreh kreu i qeverisë.
Arsyet se përse Serbia do ta ketë të vështirë anëtarësimin, lidhen me çështjen shumë të ndjeshme të marrëdhënieve të saj me Kosovën që shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008.
“Serbia duhet të kalojë nëpër procesin e dhimbshëm të njohjes së Kosovës, ose të paktën zgjidhjen e problemit të Kosovës,” tha Rama.