Traineri Starova firmos per Feronikelin
Mirel Josa, Bledi Shkëmbi, Gugash Magani dhe tani Sulejman Starova. Trajnerët shqiptarë po “pushtojnë” futbollin kosovar. Pasi Ismet Munishi ka dhënë dorëheqjen nga Feronikeli, skuadra nga Drenasi ka zyrtarizuar teknikun e ri.
Bëhet fjalë për Sulejman Starovën, që vetëm përpara pak kohësh është larguar nga Partizani. Tashmë Starova do të jetë pjesë e Feronikelit, që për objektiv ka titullin kampion.
Klubi nga Drenasi mbetet në garë për të marrë kryesimin në “Vala Superliga”, pasi është vetëm 6 pikë larg Dritës kryesuese, por para është edhe Liria me Prishtinën.
Please follow and like us: