Valbona Mezini: Infinit…
Ti mundesh
të lexosh përmes rreshtave,
ndërsa unë mundem,
të ta them se të ndjej përtej largësisë.
Nuk ka më të bukur,
gjendje dhe mendim,
sesa kur mbyll sytë e takoj ty,
sa herë më djeg malli.
Më djeg aq shumë
sa ajri i frymëmarrjes pakësohet.
Ç’kuptim dhe vlerë ka,
ta mbaj këtë ndjenjë krejt për vete?
Tek e fundit më rëndon,
………………..
më rëndon kaq shumë,
sa nuk mbaj dot as peshën,
as nxehtësinë e mallit dhe dashurisë,
që kam për ty.
Udhëtimi në këtë dimension është tepër i shkurtër.
Pa vend të shtirem,
se ti ishe thjesht një ngjarje.
Përveçse emocion nga ato që të marrin frymën,
je gjysma tjetër,
imja – jotja.
Ligjet e kuantikës dhe metafizikës,
të dy as i thyejmë as nuk i tjetërsojmë dot,
Ndaj e ndjej të pavlerë,
që të t’a fsheh të paktën ty,
sesa të dua,
dhe mos të ta them
sa herë më rëndon.
Ti je i ndrojtur.
Nënshtruar tek konvencionet njerëzore,
I dorëzuar si në një matriks
tek kjo rracë,
që akoma nuk e njeh vetveten.
Kjo gjysmë tjetër e shpirtit tënd,
kështu është,
luftëtare e të vërtetës.
E ka gjetur misterin e njohjes së saj.
Të dua…
në infinit…
derisa të bashkohemi në një të tërë,
për të ndodhur mrekullia.