Donald Lu: Jam i zhgënjyer, pakënaqësi e biznesit me nivelet e taksave
“Jam i zhgënjyer të shikoj se Indeksi i Dhomës Amerikane në vitin 2017 ka rënë lehtë, në 42.45, nga 43.78 në 2016-n”.
Me këtë frazë i drejtohet ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, në letrën e tij për anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë , siguruar e plotë nga Monitor.
Në linjë me përkeqësimin e treguesit të besimit, edhe mesazhet e dhëna nga ambasadori këtë vit janë shumë të ashpra.
“Ashtu si në vitet e kaluara, ABI për vitin 2017 reflekton pakënaqësinë e vazhdueshme me një sërë treguesisht të rëndësishëm të klimës së biznesit, veçanërisht nivelet e taksave, burokracinë e qeverisë, konkurrencën e pandershme, problemet në gjetjen e stafit të kualifikuar dhe korrupsionit”.
Sondazhi, thuhet në letër, gjithashtu tregon se besimi i anëtarëve është përmirësuar në disa fusha, përfshirë kërkesën për mallra dhe shërbime, furnizimin me energji dhe gjendjen e sistemt gjyqësor.
“Ulja e lehtë e Indeksit këtë vit konfirmon se mbetet akoma shumë për t’u bërë, për të përmirësuar klimën e biznesit në vend. Legjislacioni, taksat dhe sistemet rregullatore duhet të nxisin një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe të drejtë”.
“Unë jam i inkurajuar nga misioni i Dhomës Amerikane për të ndërtuar një klimë më të mirë biznesi. Së bashku ne mund të nxisim qeverinë që të zbatojë reformat e nevojshme dhe të luftojë korrupsionin. Unë u kërkoj të gjithë anëtarëve të Dhomës Amerikane të kërkojnë të mbajnë lart blerat bazë amerikane të drejtësisë dhe transparencës.”
“Së bashku, ne mund të tejkalojmë sfidat e momentit dhe të punojmë për një qëllim më të madh, të bazuar në interesat tona të përbashkëta dhe vlerat që ndajmë”, përfundon letra e ambasadorit.