Albspirit

Media/News/Publishing

Kontrastet në jetën e biznesit, rrëfim nga një grua sipërmarëse

Fasada, foto ilustruese

Florentia Xheka, themeluese dhe drejtuese e kompanisë “Aluflor” tregon për Ekonomix.al

                             

Vetëm 23 vjeç, Florentia Xheka do të krijonte Aluflor, atë që më vonë do të shndërrohej në një ndër kompanitë më të mëdha në vend në fushën e ndërtimit. Klima e të bërit biznes nuk ishte e lehtë atëherë, përkundrazi. Por kjo do të ishte sfida e madhe e Florentias, që kur je i ri të rrëmben dhe nuk pyet për vështirësitë.  Sot ajo është në krye. Një udhëtim 15 vjeçar në botën e biznesit, një doment mashkullor, në një rrugëtim për të realizuar ëndrrën dhe për të dëshmuar se grate në biznes, ia dalin!!!

 

Florentia Xhreka, sipërmarrëse

Keni themeluar dhe drejtoni një nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri në fushën e ndërtimit, me fokus në projektimin dhe realizmin e fasadave teknologjike të ndërtesave. Si e filluat një biznes të tillë?

Idea më lindi sapo isha kthyer nga Gjermania, pas shumë vitesh emigrim. Përshtypja e parë pas kthimit, në kontakt me arkitekturën e ndërtesave më ndezi dëshirën për të bërë diçka. Sigurisht, në një moshë tjetër do kisha menduar ndryshe, por kur je e re e sheh çdo gjë të mundshme dhe e projekton të ardhmen me shumë optimizëm. Në atë moshë pasioni, dëshirat, entuziazmi mjaftojnë për t’u zhytur në sipërmarrje ambicioze. Pikërisht, pasioni për të krijuar më shtyu drejt biznesit. Pasioni për të gërshetuar funksionalen me estetikën. Fasadat janë jo vetëm pamje, por janë funksionalitete. Puna jonë është edhe pjesë e shtëpive, e zyrave e mjediseve private, por edhe e qytetit, sepse puna jonë është fytyra urbane e qyteteve. Është edhe një punë që shikohet  me lupë dhe gjykohet nga të gjithë.

 

Është më e vështirë të jesh grua apo burrë në biznes? Si trajtohet një grua në mjediset e biznesit?

Natyrisht, është më e vështirë të bësh biznes nëse je grua, është akoma më e vështirë të jesh grua dhe të jesh në biznesin e ndërtimit. Megjithatë, gjërat nuk janë bardhë e zi. Ndonjëherë, pikërisht pse je grua ndeshesh me mirësi, ndeshesh me ndihmë. Ne jemi shpeshherë vend i kontrasteve, provon më të mirën dhe më të keqen. Duhet të them që jam e lumtur me punën që bëj dhe kam marrëdhënie shumë të mira njerëzore dhe profesionale.

Një gjë është e qartë: në botën e biznesit janë të pakta gratë, si në pronësi, ashtu edhe në drejtimin e bizneseve.Vitet  e  fundit ka më shumë femra sipërmarrëse dhe drejtuese. Shpresoj që kjo gjë të vazhdojë në të ardhmen.

“Sa më shumë të përfshihen gratë, aq më mirë do jetë shoqëria dhe Shqipëria. Jo vetëm se grate kanë një qasje dhe kuptim të ndryshëm mbi jetën dhe shoqërinë, por sepse prania e tyre në vendimmarrje, në ndërtim ka një ndikim pozitiv tek të gjithë”- Xheka

 

“Asgjë nuk dhurohet”. Ky është një rregull i pashkruar në çdo fushë të jetës dhe jo vetëm në biznes. Sa aktive janë sot gratë?

Shqipëria është në një ndryshim të vazhdueshëm, shoqërisht, ekonomikisht dhe politikisht dhe kontributi. Sa më shumë të marrin pjesë në këtë process gratë, në ndryshimet politike, shoqërore, ekonomike, aq më cilësore dhe më të qëndrueshme do të jenë këto ndryshime. Sa më shumë të përfshihen gratë, aq më mirë do jetë shoqëria dhe Shqipëria. Jo vetëm se grate kanë një qasje dhe kuptim të ndryshëm mbi jetën dhe shoqërinë, por sepse prania e tyre në vendimmarrje, në ndërtim ka një ndikim pozitiv tek të gjithë.

Gratë shqiptare përjetojnë, jo vetëm vështirësitë e kushteve ekonomike të vendit tonë, që gjithsesi, është një vend shumë më mbrapa vendeve të tjera evropiane, por edhe të një shoqërie që ende përpiqet me lirinë, me demokracinë, me barazinë dhe standardet më përparimtare shoqërore. Në çdo shoqëri, grate janë ato që vuajnë të parat dhe më shumë mungesën e lirisë, prapambetjen shoqërore, padrejtësitë, varfërinë. Prandaj përparimi, zhvillimi, demokracia janë çlirim i jashtëzakonshëm për gratë, për energjitë, idetë, pasionet e tyre. Prandaj çdo ditë, edhe në vend po rritet roli i grave, po dëgjohet më shumë zëri i tyre kudo. Dhe ato po japin një kontribut të jashtëzakonshëm.

 

Si është sot mjedis i i biznesit?

Prej disa vitesh, në fushën tone ka shumë akivitet dhe gjallëri. Ndërtohen godina sociale, kulturore, biznese, rezidenciale. Ne jemi të përfshirë në projekte të rëndësishme dhe ndjejmë që ka një frymë shumë pozitive në mbështetje të bzinesit. Është një klimë shumë e përshtatshme dhe ndoshta, kjo shpjegon transformimet urbane që po ndodhin kudo./aurora sulçe/

Please follow and like us: