Albspirit

Media/News/Publishing

LSI shkërmoqet edhe në Shkodër

Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon shpërbërjen në radhët e saj të këshilltarëve bashkiakë, të cilët shkojnë në drejtim të PS-së. Pas humbjeve në bashkinë e Fierit, Vlorës, Elbasani dhe disa qytete të tjera më të vogla, sot është shtuar edhe Shkodra. Katër këshilltarët e LSI-së, Sokol Jubica, Elton Radovani, Mirjan Bletaj dhe Roza Dedvukaj, shprehen në një deklaratë për median se ky largim i tyre vjen për shkak të largimit nga aspiratat evropiane të Shqipërisë nga boshti LSI-PD.

Deklaratë për shtyp – Këshilltarët e LSI, Shkodër

Zgjodhëm të bëhemi pjesë e Këshillit Bashkiak të Shkodrës 3 vite më parë nën siglën e LSI me shpresën se vendi do të jetësonte shpejtë ëndrrën për një Shqipëri si gjithë Evropa. Por për fat të keq LSI dhe PD lan pas krahëve ëndrrën e shkodranëve dhe të gjithë shqiptarëve duke u investuar në një kthim të fuqishëm kursi nga e shkuara dhe jo nga e ardhmja. LSI u ngrit si një forcë që në themel kishte integrimin në BE, realizimin e reforma transformuese për vendin, dhe jo një Shqipëri të influencuar nga qarqe dashakeqe ruse që kërkojnë ta kthejnë vendin në një teatër përplasjesh dhe destabiliteti. Koalicioni anti perëndimor LSI-PD është kthyer tashme në një koalicion anti shqiptar që me para të errëta kërkojnë të vënë në jetë një skenar ogurzi për Shqipërinë. Qytetarët e Shkodrës e din fort mirë çdo të thotë kthim nga lindja, pasojat që ka dhe u sjell atyre në kujtesë ditë errëta. Kemi kërkuar votën e qytetarëve të Shkodrës që tu shërbejmë interesave të qytetit dhe jo interesave të influencave të huaja. Deklarojmë sot përfundimisht largimin nga grupi i këshilltarëve të LSI, largimin nga politika anti shqiptare e Lulëzim Bashës dhe të koalicionit LSI-PD të bekuar nga qarqet pro-ruse që kërkojnë të marrin peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Gjejmë rastin që ti bëjmë thirrje të gjithë këshilltarëve të tjerë të LSI në të gjithë njësitë administrative të vendit të ndjekin shembullin tonë dhe të atyre para nesh, për t’u mos vënë në shërbim të interesave okulte që nuk kanë asgjë të përbashkët me të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Këshilltarët e larguar

  1. Sokol Jubica
  2. Elton Radovani
  3. Mirjan Bletaj
  4. Roza Dedvukaj.
Please follow and like us: