Mbështetje tjetër amerikane për ndryshimin e regjimit në Iran
NCRI – Dy senatorë amerikanë kanë premtuar mbështetjen e tyre për një grup jo-fitimprurës iraniano-amerikan, me seli në SHBA, i cili dëshiron të zëvendësojë regjimin teokratik iranian me një qeveri demokratike dhe laike.
Senatori i Marylandit Ben Cardin dhe senatori i Arkansasit John Boozman (republikan) e bënë këtë premtim gjatë fjalimeve të tyre në një drekë vjetore të organizuar nga Organizata e Bashkësive iraniano-amerikane (OIAC) për të festuar Vitin e Ri iranian (Novruz).
Cardin premtoi se do të vazhdojë të punojë me OIAC në strategji për të ndihmuar popullin iranian që”të shpëtojë nga regjimi shtypës që aktualisht ka dhe ta kthejë Iranin në rrënjët e tij, në historinë e tij krenare, që kështu të mund ketë një të ardhme të ndritshme”.
Ai gjithashtu tha se pozita e tij në Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë i lejon të promovojë kauza, si të drejtat e njeriut në Iran.
Ndërsa Boozman premtoi se do të ” mbështeste me të gjitha forcat”, ndryshimet demokratike në Iran dhe u zotua të ndihmonte me sa të kishte mundësi.
OIAC kërkon të inkurajojë iraniano- amerikanët për të mbështetur luftën e popullit iranian për ndryshime demokratike. Ai është aleat me grupin disident iranian, Organizatën Popullore të Mojahedinëve të Iranit (PMOI / MEK), e cila kryeson Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe përkrah përmbysjen e diktaturës fetare të Iranit që ka qeverisur vendin që nga viti 1979.
Po ashtu foli në këtë ngjarje ish senatori amerikan Joe Lieberman, mbështetës i MEK-ut i cili kryeson grupin jofitimprurës Të bashkuar kundër Iranit bërthamor (UANI). Ai i kërkoi Cardin-it, Boozman-it dhe stafit të kongresit të punojnë me opozitën e organizuar iraniane, e cila është e gatshme të shërbejë si qeveri e re iraniane, pas rënies së regjimit.