Albspirit

Media/News/Publishing

“Pastrimi i Madh i Shtëpisë ” i Iranit është në rrugë e sipër

Maryam Rajavi: Lëvizja e protestës nuk ka ndalur. Valët e protestave ndjekin njëra tjetrën. Kjo është mënyra se si njerëzit ngrihen dhe krijojnë festën e tyre të vërtetë të lirisë.

Në bashkëpunim me “rilindjen e natyrës”, pastrimi me themel i Pranverës është një traditë kombëtare e kryer nga pothuajse çdo familje në Iran dhe familjet fillojnë më parë përgatitjen e shtëpive të tyre për festimin e Novruzit, Vitit të Ri iranian.

Në persisht, pastrimi vjetor i pranverës quhet khaneh-tekani, që fjalë për fjalë do të thotë ” shkundja e shtëpisë”.

Duke iu referuar kësaj tradite të bukur dhe me rastin e Vitit të Ri Persian, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës iraniane Maryam Rajavi dërgoi mesazhin e mëposhtëm.

Ky dimër, i rrethuar me protesta dhe kryengritje, tani do t’ia lërë vendin e vet pranverës në mënyrë që të përgatisë vitin e ardhshëm për lëvizje dhe kryengritje dhe për përparimin drejt fitores dhe lirisë.

Në të vërtetë, protestat nuk e ndalën lëvizjen e tyre pavarësisht arrestimeve masive dhe sidomos  masakrimit të të rinjve të pafajshëm nën tortura nga ana e regjimit. Lëvizja vazhdoi të rritet në grevën e përgjithshme të Banehit, protestat e gjera të punëtorëve të çelikut të Isfahanit, protestat e punëtorëve të fabrikës së kallam-sheqerit  Haft Tappeh në Khuzistan dhe kryengritjes së fermerëve në Isfahan lindor. Valët e protestave ndjekin njëra tjetrën.

Kjo është mënyra se si njerëzit ngrihen dhe krijojnë festën e tyre të vërtetë të lirisë.

Lindja e këtij Novruzi të lumtur, është shoqëruar me rënien e regjimit të vjetër dhe të fondamentalistëve në pushtet. Tirania fetare e mullahëve përballet me sfida të shumta, një lëvizje të fuqishme proteste popullore, një luftë të brendshme mbi trashëgimtarin e Khameneit, burimet e saj të pakta financiare, një situatë pa krye në luftën në Siri, tensionet ndërkombëtare mbi programin e saj të raketave balistike dhe JCPOA, dezertimet nga Korpusi i Gardës Revolucionare (IRGC), etj.  Megjithatë, më e tmerrshme për regjimin janë katër incidente të mëdha.

Kënga e gjithëpranishme “vdekje  Khameneit”, shpërthimi i protestave megjithë represionin maksimal, mungesa e kokave të turkut , jashtë, të tilla si lufta me Irakun ose lufta kundër Daeshit, dhe së fundi ndihma nga mbrojtësit e politikës së zbutjes. Këtë vit, ndryshe nga vitet e kaluara, regjimi nuk ka rrugëdalje.

Diktatura klerike është në një rrugë pa krye, gjë që është produkt i viteve këmbëngulje të palëkundur të popullit të Iranit, fëmijëve të tij të guximshëm në PMOI dhe protestuesve. Kjo është, sigurisht, shumë e rëndësishme, por ajo që është më frymëzuese për popullin e Iranit është horizonti i ri që është shfaqur përmes kryengritjeve në dhjetor dhe janar dhe do t’i përgjigjet pyetjes së ndryshimit të regjimit me 1.000 bastione rebelimi, 1.000 Ashraf dhe Ushtrinë Çlirimtare.

Ka ardhur koha për pastrimin e madh të shtëpisë në atdheun tonë.

Novruzi i vërtetë i Iranit është në rrugë e sipër.

Please follow and like us: