Peter Lumaj ambasador në Tiranë? Ja çfarë thotë Shtëpia e Bardhë
Shqiptaro-amerikani, Peter Lumaj ka deklaruar pak ditë më parë se ka refuzuar propizimin e administratës së Trampit për të ardhur ambasador në Shqipëri. E pyetur rreth kësaj çështje drejtoresha për median në Shtëpinë e Bardhë, nuk e mohoi, por tha se “s’mund të komentoje vendime personale”. “Nuk mund të komentojmë vendimet personale, që mund të kenë ndodhur ose jo”, tha Helen Aguirre Ferre. Lumaj tregoi me entuziazëm interesin e shfaqur nga administrata Trump ndërsa ndodhej para Komitetit Republikan të Qytetit në West Hartford. “Mora një ofertë, jam verifikuar”,- tha shkurt Lumaj, duke refuzuar të komentojë më gjerë. Peter Lumaj shtoi ndër të tjera se do t’i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve për për këtë çështje dhe u sigurua që ata të kenë numrin e tij të celularit. Mes të interesuarve për pozicionin e tij të ri, ishin edhe anëtarët e stafit të “CT Mirror”, të cilët i drejtuan disa pyetje republikanit, i cili u pergjigj: “Administrata Trump kontaktoi me mua pas zgjedhjeve të 2016, nëse isha i interesuar për pozicionin e ambasadorit në Shqipëri dhe unë i refuzova. Procesi ishte një vetting në vetvete. Nuk iu nënshtrova procedurave zyrtare, sepse nuk kisha asnjë interes për ta pranuar postin” sqaronte Lumaj, pa komentuar nëse do ta pranonte ofertën sërish. CT Mirror shkruan ndër të tjera edhe për ambasadorin Donald Lu, një diplomat karriere që njeh 7 gjuhë dhe që është i diplomuar në marrëdhënie ndërkombëtare.