Policia tregon rrethanat e arrestimit të Lek Frrokut
Policia ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Lek Frrokut sot në Tiranë. Frroku u arrestua në orët e pasdites dnërkohë që lëvizte lirshëm në Tiranë. Ai është i dënuar me arrest me burg dhe konsiderohet si autori i skemës së tjetërsimit të tokave në ranën e hedhun.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të Operacionit “Ranishtja 4” , ku u arrestuan 12 shtetas dhe u shpallen në kërkim 11 shtetas të tjerë, kapet dhe ndalohet një prej të shpallurve në kërkim. Më datë 21.03.2017, rreth orës 17:00, nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar në D.V.P. Lezhë, në bashkëpunim me Drejtorinë Operacionale në Policinë e Shtetit si dhe me Sektorin për hetimin e korrupsionit në Departamentin e Policisë Kriminale është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit: -Lek Frroku, 47 vjeç, banues në Mamurras. Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me Vendim Nr.86, datë 15.03.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”. Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.