Shkencëtarja Laura Mersini Houghton: Vdekja e gjeniut Hawking ishte një humbje për të gjithë ne
Pas ndarjes nga jeta të shkencëtarit me famë botërore Stephen Hawking, Radio Amerikane NPR nëpërmjet programit “Here & Now” zhvilloi një intervistë me Kozmologen dhe Profesoren e Plotë pranë Universitetit North Carolina Chapel Hill, Shqiptare – Amerikanen Zj. Laura Mersini Houghton. “Vdekja e Tij ishte një humbje për të gjithë ne” thotë Zj. Houghton pas largimit nga jeta të fizikantit Stephen Hawking. Si bashkëpunëtore e afërt e tij tregon për konferencat e ndryshme shkencore që kanë mbajtur nëpër botë.
Nga konferenca në Stockhholm, Laura do të kujtonte bisedën me Stephen. Pasi e pyet se çfarë muzike preferon të vendosnin në banketin e konferencës duke i sygjeruar OPUS-Bethoven Nr: 131, që ishte ajo pjesë e kontributit të Beethovenit kur ai ishte plotësisht i shurdhër dhe i verbër. … Stephen qeshi e i tha: “Jo, ne mund të kemi OPUS 132”.
Por kjo tregonte shumë, se midis OPUS Nr. 131 dhe 132 ekziston një diferencë shumë e mprehtë që qëndron në kombinimin e mungesës së shpresës për të qënë një viktimë e një sëmundje të caktuar e në anën tjetër fuqisë që duhet të dalë fitimtare e në mënyrë të pavarur.
Mes të tjerave Laura ndalet edhe tek impakti që la pas në jetë dhe shkencë filozofi i shkencave ekzakte Stephen Hawking. “Edhe pse trupi i tij ishte i paralizuar nga sëmundja, thotë ajo, mendja e tij e shkëlqyer shkonte përtej kohës dhe hapësirës. Ai ishte i aftë të vendoste një koncept të tërë të vështirë në një fjali të vetme, dhe me një qartësi të tillë që për këdo tjetër do të merrte të paktën një paragraf….E më tej vazhdon. Ky lloj fortifikimi e bëri atë një person shumë të veçantë, ai ishte mjaft i vendosur në vendimet e tij, mendjen e tij e kishte të vendosur në ato çfarë ndërrmerte e askush nuk mund ta ndalonte”. Sipas Zj. Houghton komunikimi me shkenctarin e madh nuk ishte i vështirë.
Për t’u njohur me intervistën e plotë të shkencëtares Laura Mersini Houghton dhënë në Programin “Here & Now” po ju bashkëngjisim dhe linkun e National Public Radio http://www.wbur.org/hereandnow/2018/03/14/stephen-hawking.
Stephen Hawking përgjatë jetës së tij punoi në ligjet bazike me të cilat drejtohej universi, është autor i një sërë librash me karakter shkencor, ku një prej tyre me titull “A Brief History of Time” u shit në miliona kopje. Stephen Hawking është dekoruar me shumë Tituj si “Urdhëri i Lartë” nga Mbretëresha e Anglisë, “Shoqërues Nderi”, me Medaljen “Presidenciale për Liri”, me Çmime për “Fizikën Fondamentale” etj.
Duke u ndalur paksa tek figura e fizikantes e shkencëtares shqiptare Laura Mersini Houghton, bashkëshortes e nënës së mrekullueshme, ne si femra shqiptare ndihemi krenare për arritjet e saj të larta në zbulimet e universit dhe astronomisë, ku një ndër sukseset e saj është edhe Teoria e Bing Bang -ut. Ne çdo ditë e më shumë përpiqemi ta vlerësojmë e nderojmë emrin e saj si në arenën kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare, pasi e meriton vërtetë. Me Laurën kemi patur disa biseda telefonike, të cilat na kanë lënë mbresa të jashtëzakonshme.