Albspirit

Media/News/Publishing

Shpëtojini këta njerëz! Kanceri është bërë si gripi

Mentor Kikia

I huazova nga një mik në faqen time në fb këto foto.

Jane bërë 2-3 kilometra larg fshatit, ku unë kam lindur e jam rritur dhe mbaj mend rete e kuqerremta te smogut te Metalurgjise qe mbulonin qiellin nate e dite.

Janë bërë 200-300 metra larg qindra shtëpive ku jetojnë mijëra banorë në fshatrat që janë pranë ish Kombinatit Metalurgjik.

Janë bërë jo më larg se 10 kilomegtra larg nga qyteti i Elbasanit.

Këto janë subjekte industriale që operojnë aktualisht në territorin e këtij kombinati.

Edhe pse kombinati është shkatërruar, disa subjekte që janë instaluar në karakatinën e hekurishteve gjigande, mjaftojnë për të prodhuar ndotje dhe vrasje.

Në këto zona numri më i madh i njerëzve vdesin nga kanceri.

Kanceri në mushkëri është po aq i zakontë sa edhe gripi në dimër.

Subjektet private nuk japin llogari për ndotjen që shkaktojnë.

Madje ka dyshime, se natën ata i stakojnë edhe filtrat e ajrit, pasi kursejnë energji.

Bashkia e ka shpallur këtë zonë si “Zonë të Emergjencës Mjedisore”, e vetmja në vend me këtë status.

Por sërish asnjë masë për të ndaluar këtë krim.

Banorët e kësaj zone nuk mund të jenë të dënuar përjetë, e në çdo regjim.

U bej thirrje banoreve te Elbasanit dhe te afermeve te tyre, ta shperndajne kete postim sa me shume, si nje apel publik kunder kesaj maskarade ndaj jetes se njerezve.

Please follow and like us: