Video/Rudi Xhuliani në Opinion: Si i luftova “Padrinot” e Nju Jorkut
Rudi Xhuliani është njeriu i cili dënoi pesë familjet mafioze të New York-ut, duke i dhënë qytetit sigurinë e munguar. Kryetari i Bashkisë ndoshta më i fuqishëm që Neë York ka pasur ndonjëherë dhe republikani i vetëm që e mbajti drejtimin e qytetit në dy mandate. Ai foli në intervistën e tij në Opinion dhe për luftën ndaj familjeve mafioze të Nju Jorkut gjatë kohës që ishte prokuror.
BF: Ju jeni shumë i njohur për luftën ndaj familjeve mafioze të Nju Jorkut, gjatë viteve ’85, ’86, kur ishit prokuror. Ata ishin mafiozë shumë të njohur. Për ta ka shumë libra, shumë filma. Ishte e vështirë të luftoje pesë familjet mafioze të Nju Jorkut?
RG: Ishte. Ishte e vështirë por pata shumë ndihmë.5 familjet, ishin Xhenoveze, Kolombo, Lukeze, Gambino dhe Bonano. Ato janë pesë familjet.
BF: Cila ishte më e rrezikshmja?
RG: Më e famshmja…
BF: Gambino?
RG: Po. Gambinot kishin në krye Pol Kastelanon.
BF: Në atë kohë ishte Pol Kastelano në krye? Jo Karlo Gambino?
RG: Karloja vdiq.
BF: Po, ai kishte vdekur. Në ’75 apo ’74, nuk jam i sigurt.
RG: Dhe Kastelano ishte pasardhësi i tij i menjëhershëm. Dhe pati një luftë të madhe.
BF: Si ishte Pol Kastelano? Ishte ndryshe nga Karlo Gambino dhe shumë ndryshe nga Xhon Goti?
RG: Po, Goti e kundërshtoi Kastelon si kryetar të familjes. Goti ishte më shumë një vrasës.