Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë: Konkurs për vend të lirë pune

Republika e Kosovës – Republika Kosova – Republic of Kosovo

Qeveria – Vlada – Government


 Ministria e Punëve të Jashtme – Ministarstvo Inistranih Poslova – Ministry of Foreign Affairs                    

Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë – shpall:

K O N K U R S

Për vend të lirë pune:

Pozita:                 Asistent konsullor/e

Vendi i punës:  Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë       

Kohëzgjatja e kontratës:  Një vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh
Data e aplikimit:
        22.03.2018 deri më 06.04.2018

Kohëzgjatja e kontratës:  Një vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh
Data e aplikimit:

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Punon nën mbikëqyrjen e Konsullit të përgjithshëm ose shefit të Misionit. Ofron mbështetje administrative të përgjithshme siç është përcaktuar në përshkrimin e vendit të punës më lartë, por duke shtuar edhe funksionet konsullore specifike të dhëna më poshtë:

Pritja e palëve dhe ofrimi i asistencës lidhur me shërbimet që ata kërkojnë, si duhet të trajtoj kërkesa dhe ofron informata dhe formular përkatës për të proceduar veprimet konsullore;

Mirëmbajtja e shënimeve të detajuara kompjuteristike për të gjitha transaksionet konsullore, së bashku me të dhënat e sakta për aktivitetet e referuara në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ose agjencitë e tjera qeveritare për veprime pasuese.

Shërbimi si arkëtar për të pranuar dhe llogaritur pagesat e publikut për shërbimet konsullore, dokumente dhe përkthimet konsullore.

Mirëmbajtja e furnizimeve, vulave dhe pajisjeve konsullore në mënyrë të sigurt.

Mirëmbajtja e të gjitha dosjeve dhe korrespondencës konsullore.

Mirëmban agjendën e takimeve për shërbime konsullore.

Procesimi i korrespondencës konsullore dhe dërgimi i përgjigjeve rutinore lidhur me kërkesat e ndryshme.

Kualifikimet, shkathtësitë, aftësitë dhe përvoja:

  • Të ketë diplomën universitare;
  • Te jetë shtetas/e e Republikës së Kosovës ( me qëndrim të rregulluar në shtetin pranues) apo shtetase e shtetit pranues;
  • Të ketë njohuri të gjuhëve të huaja (anglisht, italisht, gjermanisht apo frëngjisht);
  • Aftësia e dëshmuar për sistemimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit, përcaktimin e zgjidhjeve të duhura;
  • Njohuri nga aspekti i ofrimit të shërbimeve konsullore;
  • Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vet-organizimit, të jetë në gjendje që të krijojë përparësi në mënyrë efektive duke punuar në një ambient nën presion;
  • Të ketë 3 vjet përvojë relevante të punës.

Kandidatët të cilët aplikojnë duhet ti plotësojnë këto kushte, për të hyrë në  rrethin e ngushtë dhe pastaj për të  intervistuar. 

– CV-në;

– Kopjen e letërnjoftimit;

– Kopjet e kualifikimit-diplomës;

– Dy refernaca të punës;

– Një letër motivuese;

– Certifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore;

– Certifikatën se nuk janë nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues;

Dokumentet e pranimit mund të dërgohen përmes postes ne adresën ose drejtpërdrejt në Ambasadë;

“Donika Kastrioti” Vila nr. 6

  1001 Tiranë

Tel: 042261650 

Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen.

Please follow and like us: