Balla reagon ndaj Kryemadhit: Uroj të mos e ketë mandatin si rrugën Tiranë-Elbasan
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra mbrëmjen e sotme nga Monika Kryemadhi se LSI, mund të rrëzojë kryeministrin Edi Rama me disa deputetë të PS.
Përmes një shënimi në rrjetin social Facebook, Balla shkruan se Monika do rrëzojë Edi Ramën me deputetët e PS.
“Uroj sinqerisht që LSI parlamentare të mos e ketë mandatin si rrugën Tiranë-Elbasan”, – shprehet me nota ironie Balla.
Kryemadhi bëri një deklaratë të fortë në emisionin ‘Opinion’, kur tha se në çdo moment Edi Rama mund të rrëzohet nga posti i kryeministrit.
Sipas saj, nëse kryeministri e ndjen veten të fortë, le të provojë një mocion mosbesimi në Kuvend dhe do shikojë sesa vota do ketë kundër.
“Po të jetë trim Edi Rama je të futet në Kuvend për një mocion mosbesimi. Mund t’ia marrim 7 ose 8 deputetë kur të duam dhe ta rrëzojmë. Ne synojmë krijimin e një klime të ç’tensionuar”,- tha Kryemadhi.