Albspirit

Media/News/Publishing

Bledi Mane: Muç Nano, tipiku i provincialit që ka ardhur pa leje në Tiranë

Prej javësh ka “shpërthyer” një debat në media mes gazetares së “SuperSport”, Ilda Bejleri dhe opinionistit Mustafa Nano, lidhur me zhveshjen e tepruar, sipas tij, të moderatores. Gazetari Bledi Mane mban anën e gazetares sportive. “Debati mes Ilda Bejlerit dhe skrapalliut Mustafa Nano duhet kapur në themel. Ai ka jetuar në periferi për 4 dekada dhe është mbrujtur me atë mentalitet. Nëse AMA do të ishte e vëmendshme, Mustafa Nanos duhet t’i largoheshin sponsorët nga emisioni. Ajo doli në një kanal privat, ku mund ta ndërrosh kanalin po të duash, nuk doli në TVSH që paguhet nga taksapaguesit”,- deklaroi Mane. “Ai tha që Ilda Bejleri është qënia më e pështirë e kësaj dekade. Si mund ta thotë një mashkull këtë? Ose nuk ka femra në familjen e tij, ose nuk fle me femra ose ka brenga me femrat. Është tipiku i provincialit që ka ardhur pa leje në Tiranë”,- shtoi Mane./TCH/

Please follow and like us: