Drejtori i arrestuar i LSI, ‘kurban’ i konfliktit Gjiknuri-Balla
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, të enjten, ka deklaruar se ish-Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Shpëtim Gjika është burgosur për pasojë të një konflikti mes Damian Gjiknurit dhe Taulant Ballës.
Kryemadhi theksoi në studion e emisionit ‘Opinion’, se Gjiknuri ka menduar se kjo shumë parash nuk ka pse të shkojë tek Taulant Balla, por tek ai.
Ajo u shpreh se Gjika akuzohet për shpërdorim detyre, në kohën kur fondi i tenderit është dhënë në 2011, në atë periudhë ai ishte i papunë, edhe pse rruga nuk është marrë në dorëzim as sot.
Sipas saj, shuma e 8 milion lekëve, është marrë për amortizimin e rrugës.
“Nuk kam qenë unë ajo që e kam emëruar Drejtor të Përgjithshëm të Rrugëve dhe nuk kam qenë unë ajo që kam emëruar ministrin Haxhinasto. Gjika akuzohet për shpërdorim detyre, kur fondi i tenderit është në 2011, kur ai nuk ishte askushi, ishte i papunë, sot e ksaj dite rruga nuk është marrë në dorëzim. Këto 8 milion lekë të reja, që të merreshin masat që rruga të mos amortizohej. Cështja e rrugës së Gjinarit ka shërbyer si një gjobë për ti dhënë tëndërat disa firmave të tjera në elbasan. Prokurorja është një vajzë e re e cila ka shantazhuar ish-drejtorin e LSI-së,- tha Kryemadhi, kryetare e LSI-së.