Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-ministri socialist pëson ishemi në tru, dërgohet me helikopter drejt QSUT

Ish-ministri i Mbrojtjes i Partisë Socialiste, Luan Hajrdaraga, ka pësuar sot një ishemi në tru dhe ndodhet i shtruar në spital. Sipas burimeve të mediave bëhet me dije se Hajdaraga, ka qenë në pikën kufitarë të Qafë Thanës, duke u kthyer në Shqipëri kur ka pësuar ishemin. Po ashtu burimet bëjnë me dije se ish-ministrit socialist i është dhënë ndihma e parë në mënyrë urgjente, për t’u nisur më pas drejt Përrenjasit, ku e priste helikopteri që do e sillte drejt spitalit të kryeqytetit. Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i cili është kujdesur për transportimin e Hajdaragës drejt Tiranës. Për momentin ish-ministri i Mbrojtjes ndodhet në ambientet spitalore në Tiranë, ku dhe po merr shërbimet e nevojshme për stabilizimin e parametrave jetësore.

Please follow and like us: