Albspirit

Media/News/Publishing

Rama flet për Fatos Lulon: Vetingu nisi, nuk justifikoi pasurinë dhe ra!

Kryeministri e quan nisje të mbarë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit  i cili vendosi sot shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.  Kjo pasi ai nuk justifikonte pasurinë.

“Të gjithë shqiptarët që e mbështetën fort Vetingun, sot duhet të ndjehen mirë sepse nisja është e mbarë. Pas 17 gjykatësve e prokurorëve që i ikën Vetingut pa filluar, procesi nisi e i pari që u mor në pyetje s’e justifikoi dot pasurinë dhe ra! Jam i bindur s’kemi parë gjë akoma” shkruan Rama në një postim në facebook.

Please follow and like us: