Almeda Abazi braktis Dancing With The Stars
Almeda Abazi, bukuroshja të cilës i është besuar modelimi i Dancing With The Stars ka braktisur Shqipërinë menjëherë pas spektaklit. Aktorja ka mësuar se bashkëshorti i saj Tolgahan Saygir ka pësuar një reaksion të rëndë alergjik, pasi para nisjes në Afrikë kishte bërë një vaksinë të detyrueshme. Sipas mediave turke, pas vaksinës Tolgahan është shoqëruar menjëherë për në spital me ethe dhe temperaturë të lartë. Aktori e ka kaluar fazën më të rrezikshme por mjekët kanë kërkuar që ai të anulojë çdo udhëtim. Kjo ka bërë që prezantuesja e Dancin With The Stars të niset urgjentisht drejt Turqisë.
Please follow and like us: