Albspirit

Media/News/Publishing

Ligji për Gjuhët, VMRO kërcënon Talat Xhaferin

Ligji për përdorimin e gjuhëve vazhdon të kundërshtohet ashpër nga VMRO-DPMNE-ja opozitare.

Ata kërcënojnë se çdo shpallje e këtij ligji në Fletoren Zyrtare pa nënshkrimin e Presidentit Ivanov, do të ndiqet me padi penale ndaj kryeparlamentarit Talat Xhaferi por edhe ndaj drejtorit të Fletores Zyrtare.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Darko Kostovski anashkalon Gjykatën Kushtetuese duke thënë se është presidenti ai që duhet të vendosë për kushtetutshmërinë e ligjeve.

“Gjykata Kushtetuese do të vendosë nëse do të nënshkruhet apo jo dekreti. Presidenti Gjorgje Ivanov ka të drejtë të plotë që të mos e nënshkruaj këtë ligj. Detyra e vetme e presidentit të Shtetit është që ta mbrojë Kushtetutën e Shtetit” – tha  Darko Kosotovski, VMRO-DPMNE, shkruan Alsat-m.

Please follow and like us: