Mjeku-ligjor grek: Konstandina Anagnostit iu hoqën organet vitale pa profesionalizëm
Mediat greke kanë rikthyer në vëmendje rastin e vdekjes së 16-vjeçares shqiptare Konstandina Anagnosti, e cila humbi jetën në taksi duke u udhëtuar nga Saranda në Janinë.
Gazeta greke “EspressoNews” ka publikuar sot detaje shokuese sa i përket autopsisë së adoleshentes. Mjeku-ligjor Theodoros Vougiouklakis ka dhënë shpjegime në Policinë e Janinës. Ai ka deklaruar para hetuesve se Konstandina Anagnostit i ishin hequr organet vitale në mënyrë jo profesionale dhe jashtë çdo standardi të mjekësisë ligjore.
Sipas tij, nga trupi i 16-vjeçares mungonte baza e gjuhës, epiglotisi, trakeja, laringu, mitra dhe truri. Kurse në gjakun dhe në analizat e urinës që iu bënë, u konstatuan sasi të larta të likodainës (lloj anestezie).