Albspirit

Media/News/Publishing

PD: Pse prokuroria nuk merr një pyetje deputetin e PS. Si u bë pronar i qindra hektareve ne bregdet?

Në një deklaratë për shtyp deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka akuzuar Partinë Socialiste për mos hetim ndaj deputetit të tyre Alket Hyseni. Ai ka treguar se deputeti në fjalë nuk ka dhënë asnjë shpjegim se si u bë pronar i një prone, transaksioni për të cilën ishte ndaluar me vendim nga Gjykata e Vlorës. Ndërkohë që sipas PD-së deputeti në fjalë e ka siguruar pronën nga një i burgosur.

Deklarata e plotë

Ish doganieri Alket Hyseni, sot deputet i Partisë Socialiste, nuk është marrë akoma nën hetim nga Prokuroria për akuzën e rëndë të grabitjes së 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi. Vetë Alekt Hyseni, i besuari i Edi Ramës për të verifikuar tjetërsimin e pronave në Bregun e Jugut nga viti 2014 deri në vitin 2016, nuk ka dhënë asnjë shpjegim sesi u bë pronar i një prone, transaksioni për të cilën ishte ndaluar me vendim nga Gjykata e Vlorës. Alket Hyseni duhet t’i përgjigjet pyetjes sesi ia doli të bëjë kaq shumë pasuri në një kohë kaq të shkurtër. Heshtja nuk e ndihmon dot as Alket Hysenin dhe as Edi Ramën të fshehin këtë grabitje për llogari të mikut të kryeministrit, Gon Papuli. Skema është e qartë. Alket Hyseni e ka siguruar pronën nga një i arrestuar vitin e kaluar për fallsfikimin e dokumenteve, në kohën kur Hyseni drejtonte Task forcën për pronat e Bregut në Jug. Pra, Alket Hyseni e dintë konfliktin për këtë pronë, por sërish e bleu pronën e tjetërsuar me dokumenta të fallsifikuar për më shumë se 200 milionë lekë. Më pas pronën ia kaloi një firme, që siç rezulton nga dokumentat është e babait të tij. Por që skema të përfundonte me sukses dhe toka bujqësore te mos mbillej me ullinj, por me beton, Edi Rama i dha mikut të tij Gon papuli leje për të ndërtuar në tokën e grabitur prej ish shefit të task forcës. Përfitues nga ndërtimi do të jenë me letra Gon Papuli dhe Alket Hyseni. Rasti i grabitjes së pronave nga peshku i madh Alket Hyseni, me dijeni të Edi Ramës, është treguesi më i qartë i përdorimit të dy standardeve nga kryeministri që bërtet për drejtësi. Njësoj si në diktaturën e napoleonit tek Ferma e Kafshëve të George Orw​ell, Edi Rama ka vendosur të zbatojë rregullin e ri se “të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë edhe më të barabarta”. Këtë rregull ai e zbatoi për Saimir Tahirin, për të cilin po bën gjithçka të mbyllë hetimet. Këtë rregull po zbaton edhe për Alket Hysenin, i cili jo vetëm ka grabitur prona, por, si drejtor i Zyrës Kundër Pastrimit të Parave ka mbikqyrur edhe transaksionet financiare të bankës së gruas së kryeministrit.

Please follow and like us: