Vazhdon diareja në LSI, 2 këshilltarë i bashkohen PS
Pas Tiranës, Fierit, Vlorës, Skraparit, Shkodrës, Pukës, etj., së fundmi edhe dy këshilltarë të LSI-së janë larguar nga grupi i këshilltarëve në Bashkinë e Korçës, duke iu bashkuar PS-së.
Marilena Dervishi dhe Shkëlqim Larti, përmes një deklarate thanë se janë ndër të parët që kanë themeluar LSI-në në Korçë, por po largohen pasi nuk duan të jenë pjesë e një partie, që sipas tyre bllokon zhvillimin e vendit.
Largimi i dy këshilltarëve të LSI drejt PS nuk ka ndryshuar balancat në Këshillin Bashkiak të Korçës. Tashmë PS numëron 23 këshilltarë nga 21 që kishte, PD ka 12 dhe LSI 6.
Please follow and like us: