Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet në Gjermani ish-presidenti i Katalonjës Puigdemont

Ish-lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont është arrestuar në Gjermani, njoftoi avokati i tij. BBC raporton se ai u ndalua pas kalimit të kufirit nga Danimarka, rrugës për Belgjikë, shkroi në Twitter avokati Jaume Alonso-Cuevillas. Ai kërkohet prej disa muajsh në Spanjë për trazirat e vitit të kaluar dhe një urdhër-arresti evropian u riaktivizua kohët e fundit ndaj tij. Në rast se kthehet në Spanjë, Puigdemont mund të dënohet me 25 vjet burgim për akuzat e rebelimit dhe organizimit të referendumit të cilësuar joligjor vitin e kaluar.

Ish kryeministri iu shmang arrestimit në Finlandë 

Ish-lideri i Katalonjës është larguar nga Finlanda para se autoritetet e këtij vendi ta arrestonin atë. Kryeministri finlandez, Mikko Karna, ka thënë se Puigdemont ka konfirmuar se ka arritur në Belgjikë. Sipas REL, fletë-arresti nga Spanja për ndalimin e tij ishte kërkuar të premten, një ditë pasi Puigdemont ka arritur në Finlandë. Puigdemont ishte nisur në ekzil të vetë-imponuar në Belgjikë, vitin e kaluar, pasi parlamenti i Katalonjës bëri një deklaratë simbolike të pavarësisë nga Spanja. Aktualisht gjendja në Katalonjë është shumë e tensionuar pasi liderët e kësaj zone kanë braktisur planet për të emëruar një president të ri, pas arrestimit të kandidatit të fundit. Të premten, gjyqtari i Gjykatës Supreme në Spanjë, Pablo Llarena ka kërkuar që 25 persona të gjykohen për rebelim dhe mosbindje ndaj shtetit. Në mesin e tyre është edhe Puigdemont.

Please follow and like us: