Albspirit

Media/News/Publishing

Ç’është Horoskopi dhe përse të gjithë e lexojnë?

Ka njerëz që thonë “E di që nuk është i vërtetë, por e besoj.” Përse shumë njerëz e nisin ditën duke lexuar Horoskopin?  Tgcom na sjell informacione interesante lidhur me këtë.

Si ka mundësi që influencohemi nga fjalë që duket se nuk kanë bazë logjike? Madje edhe më skeptikëve u pëlqen idea që të mund të “konsultohen me yjet” para se të bëjnë diçka të rëndësishme apo para se të marrin një vendim. Shpesh mbeten të çuditur të zbulojnë karakteristikat e tyre pikërisht në përshkrimin e shenjës së zodiakut.

Por çfarë është Horoskopi? – Horoskopi ka një origjinë shumë të lashtë: dëgjojmë shpesh të flitet për mbretër e mbretëresha të  kenë patur astrologët e tyre të besuar.

Galileo Galilei thoshte: “Nuk mund të këpusësh një lule, pa “shqetësuar një yll”. Këto fjalë lënë të kuptohet që ka një lidhje midis botës së yjeve dhe asaj në tokë.

Horoskopi që lexohet nëpër gazeta apo media të ndryshme quhet Horoskopi i shenjave të diellit dhe interpreton influencën e yjeve në jetën e njeriut, në bazë të shenjës zodiakale, apo të shenjës zodiakale në të cilën është ndodhur Dielli në momentin e lindjes. Pozicioni i Hënës, i Afërditës, Marsit dhe të gjithë planeteve të tjerë nuk merret në konsideratë.

Rrota e  Zodiakut ndahet në 12 pjesë të barabarta, që përfaqësojnë 12 shenjat zodiakale dhe marrin emrat e shenjave që ne njohim sot. Çdo shenjë zë ekzaktësisht 30 gradë në rrethin zodiacal. Në momentin e lindjes, dielli ndodhet në një nga këto 30 gradë të rrethit, kjo cakton edhe shenjën tonë të zodiakut.

Naturisht që astrologët e dinë që të gjithë njerëzve me të njëjtën shenjë nuk mund t’i ndodhin të njëjtat gjëra në të njëjtën ditë, javë, muaj apo vit. Përveç Diellit ka shumë faktorë që mund të analizohen në nivel astrologjie. Mund të jetë e dobishme që, kur të lexohet horoskopi të lexosh pikërisht shenjën ashendente, apo siç quhet ndryshe “shenja në të cilën ndodhej Hëna në momentin e lindjes.

Horoskopi me shenjën diellore (ku ndodhej dielli në momentin e lindjes), i lexuar me delikatesë dhe tendencë mirëkuptimi, mund të jetë si një dritëz e vogël që ndriçon ditët, një guidë e mirëfilltë për të nxjerrë në pah më të mirën ditë pas dite. Nëse është parashikim pozitiv, mund t’ju karikojë, në të kundërt, mund të ndihmojë t’ju hapë sytë në një situatë që duhet përmirësuar, mbase duke marrë mbi vete të gjitha përgjegjësitë që ju takojnë.

Please follow and like us: