Albspirit

Media/News/Publishing

Eni Çobani, mesazh prekës për babain e saj

 

I dashur baba. Të dua. Më ka marrë malli shumë dhe do doja që të ishe këtu me mua tani! 3 vjet pa Ty janë dhimbje dhe humbje e pazëvendësueshme. Në darkë shikoj qiellin dhe them një dëshirë në yllin më të shndritshëm dhe shpresoj që aty të jesh ti.

Të mendoj gjithmonë për ditëlindjen tënde, ditën e babait, ditëlindjen time, në ndërrimin e viteve, çdo moment ti je pjesë e shpirtit tim.

Disa ditë janë të lumtura, disa janë të mërzitshme, por unë të ndjej në zemrën time dhe ti je gjithmonë në mendjen time, por do kisha dashur të të thoja edhe njëherë lamtumirë dhe të të përqafoja për herë të fundit përpara se ti te merrje udhëtimin tënd në shtëpinë e re në parajsë.

E di që mamit, Blendit, nipërve, mbesës dhe të gjithëve në familje na mungon çdo ditë dhe do doja shumë të ishe këtu me ne por deri sa te takohemi përsëri do të të lë të pushosh në paqe.

Ti je ai që me dhe personalitetin, autoritetin, ndjeshmërinë, devotshmërinë, dashurinë, përgjegjësinë dhe mbi të gjitha modestinë që para se unë të jem kjo që jam sot duhet të mos harroj kurrë vajza e kujt jam dhe peshën e emrit që ti më ke lënë.

Të dua shumë dhe shpresoj të jesh i lumtur aty ku je. Ti je krenaria jonë dhe unë jetoj për ty dhe për veten më pas. Shumë dashuri, vajza jote. Të dua shumë.

Please follow and like us: