Albspirit

Media/News/Publishing

Ina K. Zhupa: Pista e vrapit, ‘për t’ia futur vrapit’ nga frika mos dëmtohesh rëndë

Një pistë vrapi kemi sot në natyrë dhe kjo është ajo e Liqenit Artificial. Edhe kampione si Luiza Gega aty gjenin mundesinë e vetme për t’u stërvitur. Erioni Betoni pak ditë para maratonës së Tiranës ku për propagandë bënte vrapuesin e madh, nxorri se kishte riparuar pistën e vrapit te liqeni.

Unë nuk e di ku kane shkuar ato para, se sot 6 muaj më pas pista është totalisht në gjëndje të mjerueshme. Me gurë, me gropa, totalisht jashte normave, një rrezik për gjunjtë e atyre që vrapojnë. Pista është edhe më keq seç ishte kur gjoja u riparua (kur u realizuan fotot, po asgjë nuk ndryshoi vërtet). Video tregon si e shfaq propaganda dhe si është gjendja reale.

Sa do paguajmë prap që të na bëhet pista? A do bëhet ndonjëherë pista në kushte normale që zgjasin më shumë se një foto? Apo flasim kur të kemi reklamën e rradhës për maratonën e Tiranës?!

https://www.facebook.com/inazhupaPD/videos/1938278959576834/?notif_id=1521975332280318&notif_t=tagged_with_story

Please follow and like us: