Komentet e Novruzit të Maryam Rajavit: Ka marrë fund koha e mbrojtjes së këtij regjimi dekadent dhe kryengritja do të vazhdojë deri në fitoren përfundimtare
Në një mbledhje për festimin e Novruzit, Vitit të Ri iranian, Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, uroi iranianët brenda dhe jashtë vendit dhe tha, “Viti i kaluar përfundoi me sezonin e kryengritjes dhe viti i ardhshëm mund dhe duhet të shndërrohet në një vit plot kryengritje. Dhe kjo do të jetë një kryengritje deri në fitore”. Raportoi më 21 mars “Riyadh Daily” dhe artikulli vazhdon si më poshtë:
Në grumbullimin kryesor të mijëra anëtarëve të PMOI në Tiranë morën pjesë Rudy Giuliani, ish-kryetari i Bashkisë i New York-ut dhe këshilltar i Presidentit të SHBA-së për Sigurinë Kibernetike; Pandeli Majko, Ministër i Lartë i Shtetit dhe ish-Kryeministër i Shqipërisë; Elona Gjebrea, sekretare e Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme; dhe Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane të Shqipërisë dhe ish ministër i Mbrojtjes, i cili iu drejtua dëgjuesve.
Zonja Rajavi tha në fjalën e saj, “Situata kritike e regjimit të mullahëve është një produkt i rezistencës historike të popullit iranian. Populli iranian nuk e ka pranuar kurrë këtë regjim. Ka marrë fund koha e mbrojtjes së këtij regjimi dekadent dhe kryengritja do të vazhdojë deri në fitoren përfundimtare”.
Në fjalimin e tij në tubimin e Novruzit, kryebashkiaku Giuliani i uroi popullit iranian dhe rezistencës iraniane një vit të ri të lumtur. Ai i përshkroi si heronj të vërtetë anëtarët e Organizatës Popullore Mojahedin të Iranit të cilët kanë luftuar për dekada kundër regjimit klerikal, veçanërisht ata që, për 14 vjet, i kanë rezistuar të gjitha vuajtjeve dhe komploteve në Kampet Ashraf dhe Liberty në Irak. Ai theksoi mbështetjen e tij për rezistencën e popullit iranian për të vendosur demokracinë dhe të drejtat e njeriut dhe vlerësoi rolin e zonjës Rajavi në udhëheqjen e lëvizjes së rezistencës iraniane. Ai tha: “Vitin e ardhshëm do të përjetojmë ndryshime të mëdha lidhur me Iranin. Regjimi i korruptuar i ajatollahëve është në prag të rrënimit. Politika amerikane, ndryshe nga politika e administratës së mëparshme që po përpiqej të qetësonte mullahët, është për t’i vënë ata para përgjegjësisë për krimet e kryera brenda dhe jashtë Iranit dhe gjithashtu për të mbështetur kërkesën legjitime të popullit iranian për ndryshimin e regjimit dhe vendosjen e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut”.
- Giuliani shtoi: “Një nga gënjeshtrat më të mëdha që regjimi klerikal ka përhapur gjatë viteve është se MEK-ut i mungon mbështetja popullore brenda Iranit. Kishim shumë arsye për ta hedhur poshtë këtë pohim. Mbështetja masive e të mërguarve iranianë nga kjo organizatë dhe tubimi i saj vjetor me më shumë 100,000 njerëz që marrin pjesë nuk lënë vend për këto gënjeshtra. Por MEK luajti një rol aq të rëndësishëm në protestat e kohëve të fundit sa edhe udhëheqësi i regjimit i përshkroi ata si elementi kryesor i brendshëm për trazirat brenda vendit dhe presidenti i regjimit në një telefonatë me presidentin francez i përshkroi ata si burimi i trazirave brenda Irani dhe më kot i kërkoi atij të kufizonte MEK-un në Francë. Këto dhe raste të ngjashme tregojnë bazën sociale masive dhe në rritje të MEK-ut brenda vendit “.