Video/23-vjeçaren e zbesin nga avioni, kërkonte akt intim në ajër
Një 23-vjeçare e dehur e detyroi linjën e avionit EasyJet të bëjë një ulje të detyruar në Athinë i cili ishte nisur nga Mançester. Gruaja në fjalë filloi të bëjë skena turpi në bord duke i ngacmuar udhëtarët dhe ekuipazhin e avionit nëse ata donin të bënin seks me të! Kapiteni i aeroplanit u detyrua të ulej në Athinë, pasi situata po bëhej e pa durueshme në rrugën për në Paphos, Qipro. Bashkë me të u zbritën edhe katër pasagjer të tjerë të cilët gjithashtu ishin të dehur, raporton Manchester Evening News. Videoja është publikuar nga një dëshmitare okulare, ndëersa duket ekuipazhi i cili ka rrethuar gruan që bërtiste: “A doni që unë të jem prostitutë?”. Udhëtarët të cilët prishën qetësinë e avioni u lanë në aeroportin e Athinës.
/Ora News.tv/