Albspirit

Media/News/Publishing

Kina ndalon shkronjën “n”

Makineria propagandistike e Kinës bllokoi shkronjën “N” për të penguar mesa duket kritikat që do i bëheshin online presidentit të vendit, Xi Jinping. Vendimi vjen pasi Partia Komuniste hoqi kufizimet e mandatit për presidentin Xi, duke i hapur rrugën për të sunduar Kinën për gjithë jetën. Në gjuhën kineze, shkronja “N” mund të përdoret për të nënkuptuar një person që e bën shpesh diçka. Ndalimi i përkohshëm u hoq të hënën. Përveç kësaj, në rrjetet sociale janë ndaluar shprehje të tilla si “perandori im”, “trashëgimtar i fronit”, “kundërshtoj”, “për gjithë jetën” dhe “Winnie Pooh”. Kjo e fundit për shkak se ariu vizatimor krahasohet shpesh me presidentin Xi. Vendi është shokuar pas vendimit për heqjen e kufizimit prej dy mandatesh për presidentin.

Please follow and like us: