Kodi i sekret tek “Darka e Fundit” tregon fundin e botës
Shpesh i tërë njerëzitmi është shokuar nga simbolizmat e gjetura në një sërë pikturash të kahershme. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe studiuesit në Vatikan pasi kanë analizuar pikturën e famshme të Leonardo Da Vinçit, “Darka e Fundit”. Ata gjetën një kod të fshehur me zgjuarsi nga Da Vinçi dhe sipas tyre, ky kod tregon se kur do t’i vijë fundi botës.
Da Vinçi është ndër njerëzit më të shquar të botës, i cili la provuar se ka qenë shumë përpara kohës kur ka jetuar. Ai konceptualizojë makinat fluturese dhe tanket shumë shekuj përpara se tu shpiknin. Parashikimet e tij arritën në një nivel më të lartë kur me sa duket është munduar të përllogarisë datën e fundit të botës.
Sipas studiuesve, ekziston një kod i çuditshëm që duket në dritaren lartë Jezu Krishtit tek piktura “Darka e Fundit” e Da Vinçit. Kodi i deshifruar shkruan: Nëntorë, 14006. Ekzistojnë gjithashtu dorëshkrime të shkruara nga Da Vinçi sa i përket datës apokaliptike përpara kësa date, e cila përfshin një tjetër përmbytje globale.
Da Vinçi shkruan: “Niveli i detit do të ngrihet në kulmet e maleve drejt qiellit dhe do bie sërish mbi shtëpitë e nejrëzve. Ky mund të jetë parashikimi i Da Vinçit në lidhje me rritjen e nivelit të detit si pasojë e ngrohjes globale.
Ai gjithashtu shkruan: “Gjithçka mund të shihet, janë pemë të rrëzuara, të çrrënjosura nga erëra të frikshme…Lumejtë e mbushur do dalin nga shtrati dhe do përmbysin tokat përreth.” Është një deklaratë e qartë rreth stuhive dhe uraganëve më të fuqishëm në të ardhmen.