Albspirit

Media/News/Publishing

Krimet e komunizmit përplasin Kastriot Dervishin dhe Auron Taren

Në vitin 1944, batalioni komunist “Perlat Rexhepi” vrau dhe dogji në zjarr Atë Lekë Lulin.

Ai ishte ndër të paktët klerikë që kishte shfaqur simpatinë hapur ndaj Mbretit Zog, ndërsa gjatë luftës e shfaqi haptazi qëndrimin e tij se komunizmi ishte i keq për Shqipërinë.

Kaq mjaftoi që komunistët të viheshin në veprim. Ata vendosën ta vrisnin, e më pas këtë ngjarje ta interpretonin sipas dëshirës së tyre.

Interpretimet dhe e vërteta rreth kësaj ngjarjeje ka përplasur në rrjetin social Facebook, ish-kreun e Arkivës në Ministrinë e Brendshme, studiuesin Kastriot Dervishi me Auron Tare.

Dervishi shkruan se Auron Tare ka marrë sot në mbrojtje një prej krimeve më të llahtarshme të luftës, vrasjen, grabitjen dhe djegien e kufomës së klerikut At Lekë Luli.

Ndërsa, Auron Tare, referuar publikimit të mëparshëm të një dokumenti në Facebook nga Dervishi, nënvizonte se dokumenti mbi vrasjen e një prifti katolik shumë pak të njohur At Lekë Luli, gjatë luftës nga formacionet partizane të Shkodrës; pa asnjë analizë të kontekstit kohor apo aktivitet të priftit të ndjerë, del një dokument i cili rrëfen pa burime të sigurta apo emra konkretë ngjarjen e vrasjes.

Tare thekson më tej se është një pseudo historian, i cili nxjerr dokumente historike totalisht jashtë kontekstit historik, duke i interpretuar sipas një llogoreje të caktuar politike.

Nga ana tjetër, Dervishi shkruan se ditën e sotme e rigjeta fjalën “pseudo” te postimi i Auron Tares në Facebook, i cili e emërtonte “pseudohistorian”, pasi bëri të njohur një krim makabër komunist kundër një kleriku antifashist katolik. Ai shton se seëse nuk do të bënte të njohura këto krime, por do adhuronte kriminelët komunistë që janë në zemrën e Tares, sigurisht do ishte “historian”.

Tares nuk di çfarë t’i them. Nisem ta quaj oficer, por nuk e mbaj mend të veshur kështu, me përjashtim të pamjes prej rebeli me kallashnikov në dorë në mars 1997, kur luftonte kundër…Shqipërisë. Dua ta quaj arkeolog, por nuk është as i tillë. T’i them studiues prapë kam frikë se i kam lexuar gafa fillestarësh në ndonjë shkrim që më ka rastisur. T’i them drejtor i suksesshëm i një agjencie që mbron gjasme bregdetin, nuk më lë pisllëku i plazheve dhe vdekshmëritë e larta të verës që shkoi. Çfarë ta quaj pra?”,- shkruan Dervishi.

Ndërsa, shton se Auroni ka disa “pseudo” përpara: pseudooficer, pseudostudiues, pseudoarkeolog, pseudodrejtor. Por është në një gjë i vërtetë: enverist, adhurues i krimit dhe i mizerjes komuniste.

Please follow and like us: