Albspirit

Media/News/Publishing

Moska reagon kundër dëbimit të diplomatëve nga 17 shtete

Pas helmimit të ish-spiunit rus Sergei Skripal në Salisbury të Britanisë, disa aleatë në NATO dhe BE i kanë dalë në krahë Mbretërisë së Bashkuar duke ndërmarrë dëbimin e diplomatëve rusë, mes të cilëve renditet edhe Shqipëria.

Kjo pasi Londra akuzon drejtëpërdrejtë Kremlinin si të përfshirë në ngjarjen në fjalë. Edhe Shqipëria i është bashkuar thirrjes së SHBA-së dhe Britanisë teksa Minsitria e Jashtme njoftoi dëbimin e dy diplomatëve rusë.

Për vendimin në fjalë u thirr ambasadori Aleksandër Karpushin i cili u njoftua zyrtarisht.

Agjencia ruse e lajmeve, “Sputnik”, teksa ka renditur të gjithë listën me vendet që kanë marrë këtë hap, pasqyron edhe reagimin e ministrisë të Jashthme ruse. “Polonia, Lituania, Letonia, Estonia, Gjermania, Franca, Danimarka, Ukraina, Republika Çeke, Hollanda, Franca, Italia, Kanadaja, Rumania, Finlanda, Kroacia dhe SHBA kanë vendosur të dëbojnë diplomatë rusë në mes të skandalit të rastit Skripal, sipas raporteve të fundit”, shkruan “Sputnik”. Emri i SHqiëprisë mungon mes shteteve të tjera pasi lajmi i “SPutnik” ishte publikuar para se të shpallej vendimi i Ministirsë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

“Ne shprehim një protestë decisive mbi vendimin e marrë nga një numër vendesh të BE-së dhe NATO-s për të dëbuar diplomatët rusë, e do të ketë një përgjigje të ngjashme, do ta përpunojmë atë në ditët në vijim dhe do të japim përgjigjen tonë në lidhje me secilin vend… Ne e konsiderojmë këtë hap si jo miqësor dhe nuk i shërbejmë detyrave dhe interesave të gjetjes së shkaqeve dhe autorëve të incidentit që ndodhi më 4 mars në Salisbury”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë

Please follow and like us: